26 Janar 2021

OAK kërkon nga Kryeministri aktivizimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik

Prishtinë, 1 gusht - Oda e Afarizmit të Kosovës i’u drejtua me kërkesë Kryeministrit të Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, përmes së cilës kërkoi të ndërmerren hapat e nevojshëm për të aktivizuar Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE).

Në bazë të Rregullores Nr.01/2015 për Punën e Këshillit Kombëtarë për Zhvillim Ekonomik të Kosovës, Neni 3 përmes së cilit rregullohet fushë veprimtaria e Këshillit theksohet që:

“Organizon dhe harmonizon aktivitetet e institucioneve shtetërore me qëllim të eliminimit të barrierave dhe adresimit të sfidave të të bërit biznes në Republikën e Kosovës që ndikojnë në përmirësimin e ambientit për biznes dhe investimeve në Republikën e Kosovës.”

Njëkohësisht, sipas po kësaj Rregullore Paragrafi 1 i Nenit 6, përmes së cilës rregullohet organizimi i takimeve të Këshillit, thuhet që:

“Këshilli takohet së paku njëherë në tre muaj, por mund të takohet edhe më shpesh varësisht nga çështjet e kërkuara për shqyrtim nga Kryeministri, Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë apo me kërkesën e së paku tre (3) anëtarëve të Këshillit.”

Sipas Odës së Afarizmit të Kosovës, KKZHE ani pse është i obliguar me rregullore të takohet së paku një herë në tre muaj, e sipas nevojës mund të takohet edhe më shpesh, gjatë vitit 2018 nuk është mbledhur asnjëherë, në vitin 2019 është mbledhur dy herë ndërsa në vitin 2020 gjatë muajit prill është realizuar një mbledhje e vetme (duke mos përfshirë takimet e grupeve punuese).

Ndërsa, që nga periudha e krijimit të Qeverisë së re, KKZHE deri më tani nuk ka realizuar asnjë mbledhje edhe pse gjatë kësaj periudhe nga Qeveria janë marrë vendime të rëndësishme nga të cilat preken bizneset.

OAK thksoi që në bazë të Vendimit Nr. 05/24 të datës 17.04.2015 KKZHE ndër të tjera inicion akte ligjore dhe nënligjore, për Qeverinë e Republikës së Kosovës, të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e ambientit për biznes, analizon legjislacionin ekzistues dhe nevojat për përmirësime, miraton plane operative për përmirësimin e ambientit për biznes dhe investime dhe përkrah fuqizimin e komunitetit të biznesit në procesin e zhvillimit ekonomik të vendit.

Nisur nga kjo OAK konsideron që mbledhja sa më e shpejtë e Këshillit është e domosdoshme dhe njëkohësishtë si pjesëmarrës të përfshihet edhe Ministri i Shëndetësisë, marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi si rezultat i pandemisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Dhjetor 2020 - Punëtorët teknik  te cilët punojnë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” do të  protestojnë për pagën e tyre të muajit dhjetor 2020 të cilën ende nuk e kanë marr dhe për  mos  pajisje me kontratës së punës. (Para Rektoratit të UP-së”, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti pret në takim përfaqësuesit e shoqatës “Down Syndrome Kosova”, SOS Fshatrave të Kosovës, OJQ “Handikos” dhe përfaqësuesit e strehimoreve të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ambasadorja e Francës në Kosovë, znj.Marie-Christine Butel do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 9:00)

- Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutim virtual me temë "Rekrutimet jo meritore në sektorin publik: a do ta ndryshojnë institucionet e reja rrethin vicioz në rreth të virtytshëm?”. (https://zoom.us/j/93876352348, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Këshillit Gjyqësor të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Mbledhja mbahet përmes aplikacionit ZOOM, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Reforma zgjedhore në Kosovë: Sa është prioritet në programet e partive politike?”. (https://zoom.us/j/92385065303, ora 10:30)

- Promovohet libri i autorit Faton Mehmetaj ''Deçani Nëpër Shekuj'' - Promovimi i Trashëgimisë  Kulturore. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër teatrit kombëtar. (Sheshi Skënderbeu, ora 12:00)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në Inaugurimin e Qendrës Kulturore në Vushtrri. (Shtëpia e Kulturës në Vushtrri, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti takon menaxhmentin e Trepçës dhe viziton flotacionin e mineraleve. (Miniera e Trepçës- Stantërg, ora 15:00)