06 Tetor 2022

OAK kërkon nga KPMM përkahje për sfidat e mëdha të bizneseve

Prishtinë, 2 qershor - Me qëllim të diskutimit të sfidave më të cilat po ballafaqohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, bizneset e sektorit të minierave, mineraleve dhe gurthyesve, Oda e Afarizmit të Kosovës organizoi takim të përbashkët me bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Gjatë këtij takimi theks i veçantë i’u kushtua sfidave me të cilat po ballafaqohen bizneset e këtij sektori, si rezultat i vendosjes së moratoriumit nga ana e MMPHI dhe procedurave burokratike me të cilat po ballafaqohen bizneset në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, e që në mënyrë zinxhirore po ndikon edhe tek KPMM duke i’u pamundësuar kështu ushtrimi i veprimtarisë dhe duke rrezikuar qindra vende pune për të punësuarit e këtij sektori. 

Kryetari i OAK-së, Skënder Krasniqi ka falënderuar anëtarët e bordit të KPMM-së për takimin duke theksuar se bashkëpunimi i ndërsjellët është më se i nevojshëm, në mënyrë që të trajtohen me prioritet kërkesat e komunitetit të biznesit si dhe të arrihet deri tek zgjidhja e tyre.

U kërkua koordinim më i lartë ndërmjet KPMM-së dhe Agjencisë së Pyjeve të Kosovës për shfuqizimin e udhëzimeve të dëmshme administrative me qëllim të krijimit të lehtësirave për një ndër sektorët më me ndikim në zhvillimin ekonomik.

Disa nga çështjet të cilat u shtruan për diskutim gjatë këtij takimi ishin edhe sigurimi i dyfishtë për rikultivim të të njëjtës hapësirë – tek KPMM dhe APK, vazhdimi i licencës, mos koordinimi i institucioneve të Kosovës, si rezultat i së cilës janë bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune, ku arsyeja kryesore qëndron tek mos vazhdimi i pëlqimeve dhe kontratave nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës dhe pëlqimeve e lejeve mjedisore nga MMPHI, si rezultat i të cilave është bllokuar edhe KPMM.

Ndër të tjera gjatë këtij takimi bizneset pjesëmarrëse patën mundësinë që nga afër të diskutojnë me anëtarët e bordit të KPMM-së lidhur me sfidat me të cilat po përballen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, duke veçuar mos vazhdimin e licencave, si rezultat i mospajisjes me leje mjedisore, pa mundësia e zgjerimit të hapësirave punuese, konfuziteti tek bizneset ekzistuese që ka shkaktuar vendosja e moratoriumit, ndalja e operimit të bizneseve, rëndësia e intensifikimit të takimeve ndërinstitucionale me qëllim që këto të fundit të jenë më të koordinuara, vonesat në kthimin e përgjigjeve në trajtimin e lëndëve, garancionet bankare e konkurrenca jolojale.

Kurse kryetarja e Bordit të KPMM-së, Selvete Grajqevci Pllana ka përmendur sfidat që ky institucion ka hasur pas vendosjes së moratoriumit nga Ministria e Mjedisit, duke u shprehur se si fokus kryesor i KPMM-së është ndihma ndaj bizneseve dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm deri në arritjen e zgjidhjes së problemeve për bizneset dhe përmirësimin e infrastrukturës së të bërit biznes në vend.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 tetor 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raporti me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Byroja Kosovare e Sigurimit shënon 11 vjetorin e themelimit. (Hotel Venus, ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe UNDP Kosova do të organizojnë  fillimi e fushatës për ndërgjegjësimin e publikut  “Festo me zemër, jo me armë” që synon ngritjen e vetëdijes për rrezikun e posedimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KEK-ut, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Oda Amerikane po organizon tryezën e rrumbullakët me titullin "Ndërtimi i partneritetit për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë", për të diskutuar lidhur me këtë temë dhe sfidat e tjera në fushën e kujdesit shëndetësor, me ekspertë eminentë nga Kroacia. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Jeton Mehmetin Kryesues i Bordit të Drejtorëve të KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjime publike përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të mbajë konferencë për media me temë 'Masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët'. (Ministria e Ekonomisë, salla e takimeve, ora 11:00)

- Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal lidhur me punën 6 mujore të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- Me rastin e vdekjes së ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Deli Lekaj, Komuna e Deçanit organizon mbledhjen komemorative. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KOSTT-it, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)