16 Prill 2024

OAK është shumë e shqetësuar për rënien e punësimit në Kosovë

Prishtinë, 24 qershor - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka bërë të ditur se është e shumë e shqetësuar me gjendjen e rënd të punësimit në vend. Rritja e papunësisë në Kosovë po merr hov çdo vit e më shumë, ndërkohë që nuk ka asnjë shenjë për rritje të punësimit, ku në çdo vit në moshë pune dalin rrethë 30.000 persona.

Këtë vit, edhe përkundër deklaratave të zyrtarëve qeveritarë se ka ulje të papunësisë, të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë rënie të vazhdueshme.

Sipas Entit të Statistikave të Kosovës gjatë vitit 2018 kemi një rënie prej 10.000 vendeve të punës në krahasim me 2017-ën, ndërkohë që vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti kemi përsëri rënie prej mbi 6000 vendeve të punës.

Në periudhën e njëjtë, Maqedonia ka një rritje prej 50.000 vendeve të reja të punës.

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që prioritet kryesorë të ketë përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe krijimin e ofertave reale për investitorë vendor dhe të huaj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)