20 Korrik 2019

OAK e shqetësuar nga veprimet e fundit në komunat veriore të Kosovës

Prishtinë, 26 qershor - Oda e Afarizmit të Kosovës është shumë e shqetësuar me rastin e dokumentit të zbuluar i cili po qarkullon në komunat veriore nga dita e martë, ku bëhet apel tek qytetarët që përkundër mungesave pothuajse të të gjithë artikujve, për asnjë çmim të mos blejnë mallra nga shqiptarët.

Andaj OAK i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve kompetente të ndërmarrin masa ndaj këtyre veprimeve të cilat po dëmtojnë vendin dhe qytetarët e saj.

OAK kërkon shtrirjen e sovranitetit të plotë në territorin e Kosovës dhe personat që e pengojnë këtë të përballen me drejtësinë.

OAK ka kërkuar disa herë dhe kërkon edhe tani që të ndalohet qarkullimi i dinarit, i cili është duke e dëmtuar biznesin vendor dhe është në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës (Neni 11 [Valuta] 1. Në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme.).

Shqetësuese për këtë është edhe mosndërhyrja e Bankës Qendrore e cila lejon bankat në Republikën e Kosovës që edhe pagesat e ndryshme dhe marrja e pensioneve të bëhet në dinar.

Respektimi i ligjeve është kushti kryesor për një shoqëri demokratike dhe tregti të lirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 korrik 2019

- Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019"  Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Grupi Lokal i Veprimit “Gjeravica“, organizojnë aktivitetin tradicional “Dita e Qethjes së Deleve, 2019‘’. (Bjeshkët e Strellcit , të ‘’Stanët e Shalës‘’, ora 10:00)

- Lëvizja mban konferencë për media në të cilën flasin Kryetari Albin Kurti dhe nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se edicionit te parë të Prishtina Gastronomy Festival. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të pikës kufitare Restelicë-Strezomir. (Pika kufitare Restelicë - Strezomir, ora 12:00)

- Behët zbulimi i pllakës së përkujtimit të Betimit të Brigadës 131 dhe promovimi i dokumentarit të historikut të Brigadës 131 të UÇK-së. (Fshati Baran, ora 18:00)