18 Nëntor 2019

OAK dhe ATK të hapur për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin

Prishtinë, 5 qershor - Mungesa e bordit të ankesave, procedurat e regjistrimit të bizneseve, tatimi në qira, problemet gjatë inspektimit, lirimi i lëndës së parë dhe ligji për sponsorizim ishin disa nga temat kryesore të diskutimit në takimin e realizuar sot nga përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) Ilir Murtezaj.

Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi theksoi që gjatë takimeve të shumta me bizneset oda ka identifikuar disa nga problemet me të cilat ato po përballen, e që janë në kuadër të ATK-së, andaj rritja e bashkëpunimit reciprok dhe krijimi i një vije komunikuese për zgjidhjen e problemeve të bizneseve është e domosdoshme.

Sipas Krasniqit, çështjet kryesore të ngritura nga bizneset kanë të bëjnë me mungesën e Bordit të Ankesave dhe Gjykatës Ekonomike të cilat po krijojnë vonesa të shumta në procedura, detyrimi që biznesi të paguajë tatim për të tjerët siç është rasti tek qiraja dhe fermerët, i cili edhe pse i specifikuar mirë nga ligjet e ATK-së, bizneset ende po përballen me problem lidhur me pagesën e tij.

Ai gjithashtu shtoi që është e domosdoshme të lirohet edhe lënda e parë e blerë brenda territorit të Kosovës, pasiqë kjo po dëmton prodhuesit vendor, kontrollat nga ana e inspektorëve të mos bëhen vetëm në sezonë por edhe jashtë saj dhe se është e nevojshme të bëhet zbatimi i ligjit për sponzorizim.

Nënkryetari i bordit të OAK-së Arsim Selmonmusaj theksoi çështjen e informalitetit, të cilat po bëjnë që bizneset të mos trajtohen të barabarta në treg. Selmonmusaj gjithashtu shtoi që është i nevojshëm riaktivizimi i arkave fiskale tek bizneset e vogla dhe të mesme.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësues të bizneseve anëtare, të cilët ngitën disa nga problemet me të cilat po përballen, e që kanë të bëjnë me denimet gjatë kontrollave nga inspektorët e ATK-së, aplikimin e ngarkesës së kundërt të TVSH-së për shërbime.

Drejtori Murtezaj falënderoi Odën e Afarizmit të Kosovës për takimin, duke shtuar që bashkëpunimi është vegla kyqe për interes të përbashkët. Sa i përket bordit të ankesave, Murtezaj theksoi që do të rregullohet me draftin e ri të ligjit dhe se është shumë e nevojshme pasiqë do të jetë hallkë jashtë ATK-së dhe para Gjykatës Themelore.

Qiraja në qarkullim është e rregulluar shumë qartë me ligj dhe nuk e dëmton biznesin dhe se mbetet të rregullohet në bazë të marrëveshjes që arrin qiramarrësi dhe qiradhënësi, ndërsa lidhur me ligjin për sponsorizim Myrtezaj theksoi që ekziston një mospërputhje e ligjit të nxjerrë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me atë të ATK-së dhe se ATK-ja vazhdon të punoj me ligjet e saj, pasiqë ky ligj në formën si është tani është i pazbatueshëm.

Në këtë takim Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga: Kryetari i Bordit Skënder Krasniqi, Nënkryetari i bordit Arsim Selmonmusaj, Sekretari i bordit Diamant Elshani, anëtarët e bordit Hamdi Malushaj, Hysni Zogaj, Koordinatorja Qendresa Ibrahimi dhe Zyrtarja Mirjeta Shala.

Ndërsa nga bizneset të pranishëm ishin: Kreshnik Hyseni nga ALB Architect, Afrim Berisha nga Bylmeti, Ardiana Shoshi nga Onix Spa LLC, Fatos Hysenaj nga Vëllezërit e Bashkuar, Sylejman Maçastena nga HIB Petrol dhe Xhemail Smajli nga Bel Kos.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2019

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media në të cilën do të prezentojë hulumtimin rreth opinionit të bizneseve për marrëveshjen Kosovë-Serbi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU! me përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës përmes Programit Matra organizon tryezë në të cilën do të publikohet raporti me titull Qasja në Drejtësi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra e Inovacionit të Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizojnë ceremoninë e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë 2019 në Kosovë. (Menza "Ramiz Sadiku" në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi në kuadër të Koalicionit te OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për media në te cilën do të prezantojë një dokumet me të dhëna dhe rekomandime për mbrojtjen e ambientit në Kosovë. (Qendra e Resurseve për OSHC, Forumi për Iniciativa Qytetare në Lagjen Pejton, ora 10:00) 

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të organizojë tryezë me titull “Pandëshkueshmëria e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon prezantimin e studimit per Çështjen e Kompleksit të Trepçës dhe Çështjen e Reparacioneve për Krimet e Luftës të kryera në Kosovë në Kontekstin e ‘Finales së Madhe’ eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me PPSE Swisscontact dhe SHB Sharri përuron shtegun turistik të ri Via Ferrata "Panorama". (Gryka e Lumbardhit, 4.5 km nga qendra e qytetit, ora 11:00 - transporti i organizuar nga Komuna e Prizrenit, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Në kuadër të aktivitet kulturor kushtuar "Ditet e Alfabetit", promovohet botimi 'Levizja Protestante te shqiptaret 1818-1908" te autorit prof. dr. David Hosaflook. (Biblioteka Kombetare "Pjeter Bogdani", ora 10:30)

- Muzeu Kombëtar i Kosovës hap ekspozitën “Bienalen e Akuarelit Edicioni i 2-të” e cila sjellë vepra arti të artisëve nga 70 vende të botës me rreth 380 piktura. (Muzeu Kombëtar, ora 19:00)