24 Shkurt 2019

Numri i të lënduarve dhe të vdekurve në vendin e punës me përmasa shqetësuese

Prishtinë, 7 dhjetor - Bashkimi i Sindikatave te Pavarura të Kosovës (BSPK) shprehë shqetësimin e thellë për kushtet e vështira të punës me të cilat po ballafaqohen punëtorët e vendit, sidomos ata të sektorit privat.

Numri i të lënduarve dhe të vdekurve në vendin e punës po merr përmasa shqetësuese andaj BSPK, shprehë shqetësim të thellë lidhur me këtë situatë dhe njëherit shprehë ngushëllime familjes së punëtorit të aksidentuar këtë javë në punë dhe si rezultat i këtij aksidenti humbi dorën dhe me pastaj rezultojë edhe humbja e jetën.

BSPK shpreh keqardhje për këtë ndodhi dhe kushtet e vështira në të cilat po punojnë punëtorët në vendin e punës dhe njëherit bënë thirrje të organet kompetente që të ndërmarrin hapa konkret që punëtorët sidomos të sektorit privat të kenë mbrojtje dhe siguri më të madhe në punë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)