25 Prill 2024

Nis realizimi i projektit për Prishtinën e re

Prishtinë, 3 korrik - “Sot po shënohet ngjarja më e madhe në historinë e re, ngjarje që zë fill 20 vjet më përpara, pra, projekti i Prishtinës së re po merr jetë”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës.

Gjatë vizitës që kryeministri Haradinaj zhvilloi në Komunën e Prishtinës, tha se pas Ligjit për Kryeqytetin, që është një ngjarje vërtetë e madhe jo vetëm për qytetarët, Qeveria ka vazhduar bashkëpunimin me kryetarin Ahmeti në temat që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe kërkesat direkte të Komunës, siç është Pallati i Rinisë, Salla Koncertale dhe projekte të tjera, për të cilat Qeveria e ka marrë pjesën e përgjegjësisë.

"Qeveria e vendit më 13 prill 2018 e ka shpallur Zonë me rëndësi të veçantë hapësirën për ndërtimin e Kompleksit Qeveritar dhe më 25 qershor është aprovuar, pra, jam autorizuar për nënshkrimin e Memorandumit me Kryetarin dhe sot, po e nënshkruajmë këtë memorandum. Kjo nënkupton se jemi palë në zbatimin e këtij projekti, projekt ky më i madhi infrastrukturor në tërësi dhe zhvillimor me interes për institucionet e vendit, për qytetarët, për kryeqytetin", tha kryeministri Haradinaj, duke shprehur besimin e plotë në kapacitetet profesionale të Komunës, së cilës i bie një barrë e madhe dhe gjithashtu shprehu përkrahjen për kryetarin Ahmeti se gjithë kapacitetet e ekzekutivit do të jenë në shërbim të këtij projekti.

Kryeministri Haradinaj, shprehu dëshirën që brezi i ri i politikbërësve, i vendimmarrësve të mbahet mend për vepra të tilla dhe gjithashtu shprehu dëshirën që historia t'i mbajë mend për Prishtinën e Re, siç e quajti ai, një ëndërr kjo e gjithë e banorëve të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti, tha se pas disa muajsh diskutimesh dhe negociatash, kanë arritur që të dakordohen që projekti i zgjerimit të Prishtinës në Prishtinën e Re, të bëhet në koordinim të plotë në mes të Komunës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

"Vizioni ynë është që t’i japim drejtim se kah do të zhvillohet Prishtina dhe po ashtu të planifikojmë të ndërtojmë, si dhe ta heqim presionin nga kryeqyteti", tha kryetari Ahmeti, duke shtuar se zhvillimi i Prishtinës do të shkojë kah Prishtina e Re dhe u zotua se çdo gjë do të bëhet bashkë dhe në mënyrë transparente.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)