29 Mars 2024

Nis fushata “Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë pandemisë Covid-19”

Prishtinë, 13 prill - Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Rrjeti i biznesit shqiptar në Bavari “Besa Foundation” si dhe organizata Germin kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për fillimin e një fushate humanitare për familjet të cilat janë në kushte të vështira ekonomike gjatë pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, dhe mbështetje prodhuesve vendorë.

Ne se bashku po përpiqemi që të reagojmë sa më parë dhe të ju vijmë në ndihmë familjeve në nevojë.

Kjo fushatë do të ju vije në ndihmë komunave të ndryshme të Kosovës të cilat janë në gjendje të rëndë gjatë kësaj kohe, duke ju shpërndarë pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës.

Po ashtu, duke pasur  parasysh që ekonomia e Kosovës është duke pësuar një krizë e cila do të mund të lë dëme të pariparueshme dhe afatgjata, shumë biznese janë duke hasur në vështirësi për të ju bërë ballë kësaj krize të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Prandaj kjo fushatë është ndihmë edhe për ekonominë e Kosovës, pasi që 100% e fondeve të mbledhura për produktet të cilat do të jenë në paketën bazë do të jenë Made in Kosova.

Kjo për të ndihmuar fuqizimin e prodhimit në Kosovë që të marr vetën dhe të ju ofrojmë ë ndihmë familjeve në nevojë.

Për këtë arsye po e organizojnë fushatën humanitare Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19, ku ju bëjmë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve për përkrahje, duke kontribuar në: https://www.facebook.com/donate/2846525232062333/3082614498457963/

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)