29 Mars 2024

Nis dialogu ndërmjet Kosovës dhe BE-së për IPA 2019 dhe IPA 2020

Prishtinë, 25 qershor - Sot, është mbajtur takimi iniciues i procesimit të programeve kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian, ku morën pjesë Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, drejtues të Zyrës së BE-së, diplomatë dhe drejtues institucionesh ekzekutive të Qeverisë së Kosovës.

Në hapjen zyrtare, u prezantua qasja e përbashkët që do të ndiqet nga ana e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministrisë së Integrimit Evropian si koordinuese nga ana e Kosovës, për afatet kohore të procesit të programimit, sektorët që do të përkrahen nga këto programe.

Ministrja Hoxha, në cilësinë e Koordinatores Kombëtare për IPA tha se "Qëllimi jonë është që duke filluar prej tani e deri në mesin e vitit të ardhshëm, të kryejmë gjithë procesin e programimit të IPA 2019 dhe IPA 2020, ashtu që më pas, të kemi kohë të përqendrohemi në fazën e planifikimit për instrumentin e ri që do të zhvillohet për periudhën e re financiare të BE-së, 2021-2027”.

Ministrja theksoi se pret nga përfaqësuesit e Zyrës së BE-së të na njoftojnë rreth kufijve financiarë të programeve 2019 dhe 2020, afatet e nevojshme për të dorëzuar kërkesat te BE-ja për financim, rreth sektorëve të cilët do të financohen, si dhe rreth modaliteteve të zbatimit të projekteve në këta sektorë.

“Ministria ka pranuar një numër propozimesh nga ana e institucioneve tona dhe ne e kemi njoftuar paraprakisht Zyrën e BE-së për këto kërkesa."

"Duke filluar nga sot, së bashku të nisim një dialog ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe BE-së rreth ideve më të mira për mbështetje, duke u bazuar në kufijtë financiar të cilët janë vendosur nga BE-ja. Prandaj, ftoj përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës që sot të prezantojnë propozimet për projektet e tyre dhe të paraqesin se cilat janë prioritetet më të rëndësishme të tyre”, theksoi Ministrja Hoxha.

Pas fjalës hyrëse të Ministres Hoxha, u paraqiten propozimet dhe projektet që priten të financohen nga BE-ja, me IPA 2019, IPA 2020.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)