29 Mars 2024

Ngritet aktakuzë për një rast të krimit të luftës në Krushë e Vogël

Prishtinë, 26 prill - Sot një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, PSRK, ngriti aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prizrenit kundër D.T. për krime të luftës që pretendohet se janë kryer në kapacitetin e tij si pjesëtar i forcave policore rezervë apo forcave paramilitare serbe në fshatin Krushë e Vogël mes datave 25 -27 mars 1999. 

I akuzuari akuzohet për plaçkitje, shkatërrim me paramendim dhe krim kundër dinjitetit personal dhe njerëzor, shkelje këto të ligjit të vendit si dhe të së drejtës humanitare ndërkombëtare.

Akuzat ndërlidhen me një sulm në fshatin Krushë e Vogël i cili filloi më 25 mars 1999 nga forcat serbe, përfshirë policinë dhe paramilitarët, gjatë të cilit popullata civile i ishte nënshtruar vrasjeve brutale dhe të paligjshme, trajtimit çnjerëzor, vuajtjeve të rënda, ndërrimit të lokacionit dhe zhvendosjes, ushtrimit të masave të frikësimit dhe terrorit, konfiskimit/grabitjes dhe plaçkitjes së pronës, përdhosjes dhe shkatërrimit të trupave të viktimave të agresionit serb, të gjitha këto të kryera gjatë një periudhe dy-ditore. 

I akuzuari është arrestuar në nëntor 2017 në bazë të një fletë arresti ndërkombëtar gjatë përpjekjes për të kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë dhe që nga arrestimi gjendet në paraburgim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)