16 Nëntor 2019

Ngriten kapacitetet për konfiskimin e pasurisë së fituar me krim e korrupsion


Prishtinë, 13 gusht - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur sot në takim u.d. Shefin e EULEX-it,  Bernd Thran me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e institucioneve të sundimit të ligjit dhe trendëve të reja që janë duke zënë vend brenda sistemit të drejtësisë.

Gjatë këtij takimi, Ministri Tahiri ka kërkuar thellimin e bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me theks të veçantë në konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

“Ndër politikat më të rëndësishme që kam drejtuar si Ministër i Drejtësisë, ka qenë ajo e konfiskimit të pasurisë së fituar me vepra penale. Sot jemi të vendosur për ta parë drejtësinë në vepër, në konfiskimin e secilës pasuri të fituar nga krimi e korrupsioni” ka thënë ministri Tahiri.

Ministri Tahiri shtoi se me zbatimin e ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të marrë karakter të fuqishëm dhe të pa kompromis.

“Si shoqëri ne ende kemi sfida që burojnë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Përgjigjja më e mirë ndaj këtyre dukurive, përveç ndjekjes penale, është edhe konfiskimi i çdo pasurie të fituar me krim dhe korrupsion, nga gjësendet e imta deri tek asetet multimilonëshe. Ne do ta bëjmë ligjin e ri për konfiskimin e pasurisë armë kryesore kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Zbatimi i këtij ligji duhet të marrë karakter të fuqishëm dhe për këtë, prokurorët dhe gjyqtarët që shërbejnë në sistemin e drejtësisë po përgatiten e duhet të përgatiten edhe më tej” ka thënë ministri Tahiri.

Gjatë takimit u diskutua edhe për masat e Agjendës ‘Drejtësia 2020” si dhe proceset e monitorimit të gjyqësorit nga ana e EULEX-it.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 nëntor 2019

- Me rastin e shënimit të Ditës së Avokatisë nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në mes të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Filarmonia e Kosovës mban konferencë për medie në lidhje me koncertin e radhës artistik. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, 14:30)
 
- Me rastin e ndeshjes Kosovë - Angli, trajneri i përfaqësueses së Kosovës Bernard Challandes mban konferencë për media. (Hotel Emerald, ora 16:15) 

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ora 17:00) 

- Kombëtarja e Anglisë do të mbërrijë në Kosovë. (Aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 18:30)

- Mbahet konferenca e Klubit futbollistik te Anglisë. (Hotel Emerald, ora 19:30)