19 Prill 2024

Nga 1 korrik fillon aplikimi për rimbursim nga kuponët fiskal

Prishtinë, 1 korrik - Administrata Tatimore e Kosovës njofton gjithë qytetarët se nga data 1 Korrik  2019 mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal.

Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për TM2/2019, fillon nga data 1 Korrik 2019 dhe vazhdon deri me 31 Korrik 2019.

Aplikimi bëhet duke  plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit.

Fituesit potencial  do të rimbursohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se  njëqind euro (100 €).

Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro ( 250€ ).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)