28 Janar 2021

Nesër për herë të parë platforma e parë virtuale, Green Business Expo

Prishtinë, 30 nëntor - Edicioni i 5-të të Green Business Expo fillon nesër, dhe do të mbahet përgjatë dy ditëve, me 1 dhe 2 dhjetor në businessexpo.greenkosovo.com. Organizimi i këtij edicioni i cili këtë radhë do të jetë tërësisht virtual, bëhet në partneritet me GIZ Kosovo, Procredit Bank dhe Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Kosovë. 

Green Business Expo do të jetë i disponueshëm në gjuhën shqipe dhe angleze dhe do të vijë me një koncept inovativ dhe në nivel me panairet virtuale ndërkombëtare. Sektorët të cilët do të jenë pjesë këtë edicion janë: Ndërtimi dhe eco – enterieri, Efiçienca e energjisë, Energjia e ripërtërishme  dhe Riciklimi.

Duke marr parasysh rrethanat aktuale, Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka vendosur që Green Business Expo të mbahet në formë virtuale, kështu duke zhvilluar për herë të parë një platformë të tillë në Kosovë. Por gjithashtu, kemi vazhduar traditën tonë që sa më shumë ti zhvillojmë si prodhimet por edhe shërbimet vendore, duke i promovuar produktet Made in Kosova.

Pjesë e Green Business Expo do të jenë edhe Forumet e Gjelbra, ku ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë do të flasin për tema si sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë, përmirësimin e  efeçiencës së energjisë në ndërtesa, menaxhimin e mbeturinave dhe demolimit në Kosovë, trajtimin e ndryshimeve klimatike përmes prokurimit publik, si dhe për programet e gjelbra të rimëkëmbjes ekonomike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Dhjetor 2020

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së gjatë vitit 2020. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:00)

- KDI organizon konferencën për media ku do të shpaloset “Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit” për vitin 2020 përgatitur nga Transparency International. (Zyret e KDI-së, ora 10:00)  

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Promovohet libri “Krime serbe në Kosovë”, i autorit Çerçiz Loloçi. (Qendra Mediale të Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me COVID-19. (Ministria e Shëndetësisë, ora 11:00)

- Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë organizon ngjarjen kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak - hebre Norbert Jokl. (Ambientet e Fakultetit të Edukimit-Filologjisë në Gjakovë, ora 12:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në përurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në Strellc të Deçanit. (Strellc – Deçan, ora 12:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet afër Ministrisë së Shëndetësisë. (Afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 13:00)

- Kandidati për deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, mban konferencën për medie. (Zyra e AAK-së, ora 13:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj merrë pjesë në takimin në mbështetje të nominuarëve për deputet në Skenderaj. (Lokali 'Te Mixha' në fshatin - Polac, Skënderaj, ora 16:30)