07 Dhjetor 2019

Nënshkruhet memorandum mbi qeverisjen korporative të bankave

Prishtinë, 19 nëntor - Guvernatorë të Bankave Qendrore të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Drejtori i  Agjencionit Bankar të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit mbi qeverisjen korporative të bankave.

Ky memorandum është iniciativë regjionale, e cila është zhvilluar nën lidershipin e Bankës Qendrore te Republikës se Kosovës dhe në bashkëpunim me bankat qendrore të 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo iniciativë është e para e llojit të tillë në regjion dhe ka të bëjë praktikat qeverisjes korporative të bankave të rendit të dytë që operojnë në vendet tona, respektivisht kualitetin e mekanizmave të Qeverisjes që demonstrohen nga bankat e rendit të dytë.

Ky memorandum u nënshkrua pas prezantimit të një studimi të BQK-së që pasqyron zhvillimin e qeverisjes korporative në dekadën e fundit, që është studimi i parë i këtij lloji për këto vende dhe si rezultat i këtij studimi ka ndërtuar një data-bazë me të dhënave të konsiderueshme historike të zhvillimit të qeverisjes në vitet e fundit.

Ky studim do të jetë në dispozicion të 5 bankave qendrore të regjionit për nevojat e tyre në mbikëqyrjen e bankave, për të ndihmuar procesin e avancimit të kornizës ligjore, si dhe vendimmarrjen në politikëbërje dhe avancimin e hulumtimeve në këtë drejtim.

Në kuadër të Konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë e organizuar nga BQK-ja në Prishtinë, me temën ''Rreziqet dhe Mundësitë në një Sektor Financiar Dinamik-Perspektiva Zhvillimore'', në sesionin e 4-të u diskutua për kornizën e qeverisjes korporative, si parakusht në sektorin financiar, për të marrë vendime të shëndosha biznesore dhe financiare.

Panelistët: Peter Nichol, Ekspert i Lartë Bankar nga Thesari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gian Piero Cigna, Drejtor i Njësisë Ligjore në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Alexander S. Berg, Specialist i Lartë për Qeverisje Korporative në Bankën Botërore, Shkendije Himaj, Koordinatore për Funksione të Përgjithshme në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, pastaj Daniel Blume, Analist i lartë i Politikave nga Sekretariati i Komitetit të Qeverisjes Korporative në OECD dhe Adalyat Abdumanapova, Udhëheqëse e Ekipit dhe zyrtare e Qeverisjes Korporative në kuadër të Programit Këshillimor të Qeverisjes Mjedisore, Sociale dhe Korporatave të IFC-së, në Evropë dhe Azinë Qendrore dhe Mattia Romani nga BERZH, diskutuan për një numër çështjesh që lidhen me qeverisjen korporative si parakusht i sektorin financiar për biznes të mirë dhe vendime financiare.

Panelistët diskutuan edhe për sfidat e reja për qeverisjen e korporative në kuadrin rregullator dhe teknologjik, zhvillimi i praktikave të angazhimit për një dialog konstruktiv midis bordit dhe aksionarëve, cilat palë të interesuara duhet të përfshihen në këtë dialog dhe si mund të arrihet përfshirja e tyre etj.

Në fund të sesionit, panelistët u përgjigjen në pyetjet e adresuara nga ta pranishmit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 dhjetor 2019 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon Konferencën e Nëntë Gjyqësore në të cilën do të marrin pjesë tërë struktura e sistemit të drejtësisë në Kosovës për të diskutuar temën: “Të arriturat dhe sfidat e sistemit gjyqësor gjatë vitit 2019”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë turneun më të fortë të vitit 2019,  TOP 12 për Seniorët më të mirë, me të cilat edhe përmbyllen garat për vitin 2019. (Palestra e sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës organizon turneun final të projektit “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin e organizuar” nën moton “Ti mund ta bësh – You Can Do It”, ku do të marrin pjesë ekipet fituese të turneve të mbajtur në 13 komuna. (Kompleksi “Sopa Sport” në Lipjan, ora 10:15)

- Rrjeti i Grave të Kosovës mbledhë 158 organizatat anëtare, përkrahësit individual, partnerët, miqtë, dhe përfaqësuesit e mediave në Kuvendin e 17-të Vjetor të Anëtareve. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Misioni i OSBE-së organizon konferencë ku do të prezantojë aktivitetet që Misioni ka organizuar gjatë vitit 2019 me të rinj, siç janë Akademia e OSBE-së për Dialog, Deklarata Ndër-Komunale për Dialog ndërmjet Komuniteteve, si dhe Lojërat Mini-Olimpike për Njerëz me Nevoja të Veçanta, të cilat kanë sjellë së bashku të rinj nga komunitete të ndryshme. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:30)

- Gecjan Fashion Group sjellë për të 13-in Vit me radhë, ngjarjen më të madhe të modës në rajon “Kosova International Fashion Week 2019”. (Salla e panaireve në Shkabaj, ora 18:00)