18 Prill 2024

Nënshkruhet marrëveshja për projektin ”Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren”

Prishtinë, 14 tetor - Sot është nënshkruar marrëveshja e zbatimit ndërmjet Ministrisë së Financave, GIZ dhe Asociacionit PIT për zhvillimin e mëtejshëm të PIT në  Prizren  nga partnerët në prani të Ministres së Financave Bajrami dhe Ambasadorit Rohde.

Ministrja Bajrami mirëpriti mbështetjen gjermane për projektin e PIT, e cila po krijon një qendër rritjeje dhe të diturisë në Kosovë, dhe gjithashtu  rikonfirmoi angazhimin e Qeverisë drejt një zbatimi në kohën e duhur të projektit përmes marrëveshjes së bashkëfinancimit që do të nënshkruhet këtë vit.

Ambasadori Rohde theksoj  mbështetjen gjermane për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës, përfshirë këtu edhe forcimin e tregut të punës.

PIT Prizren është një projekt i përbashkët kosovaro-gjerman që synon krijimin e një ambienti tërheqës biznesi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) i cili do të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës.

Rëndësia e projektit PIT theksohet më tej në vazhdën e efekteve të COVID-19 për faktin se  përfaqëson një mundësi për krijimin e vendeve të punës pasi u siguron sipërmarrësve dhe ndërmarrjeve të reja një vend për zbatimin e ideve të tyre inovative, bashkëpunimin dhe përshpejtimin e  aftësive.

Për të mundësuar atë që u tha më lartë të dy qeveritë, Gjermania dhe Kosova kanë siguruar  12.5 milion EUR, një investim i shpërndarë gjatë tre viteve për të trajtuar nevojat infrastrukturore dhe të tjera të projektit të PIT.

Zhvillimi i PIT  Prizren po implementohet nga GIZ Kosova në emër të Asociacionit PIT, përmes bashkëpunimit të ngushtë me projektet të tjera të GIZ të cilat janë aktive në fushën e promovimit të eksportit , arsimit dhe aftësimit profesional.

PIT  Prizren aktualisht është  në kërkim të aplikacioneve nga bizneset, start-upet, ofruesit e trajnimeve dhe palët e interesuara të inovacionit dhe sipërmarrjeve  për tu bërë pjesë e PIT Prizren.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)