18 Prill 2024

Nënshkruhet Korniza e Bashkëpunimit të Qëndrueshëm Ekonomik 2021-2025

Prishtinë, 3 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Koordinatorja për Zhvillim e Agjencive të OKB-së në Kosovë, znj. Ulrika Richardson, nënshkruan sot Kornizën e Bashkëpunimit të Qëndrueshëm Ekonomik 2021-2025, midis Republikës së Kosovës dhe Agjencive të OKB-së në Kosovë.

“Këtë bashkëpunim të mirë po e thellojmë duke u përqendruar në fushat prioritare, si: qeverisje të përgjegjshme; shërbime dhe politika shoqërore gjithëpërfshirëse dhe jo-diskriminuese; zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës; kohezioni social dhe barazia gjinore, fuqizimi dhe angazhimi i shoqërisë civile”, theksoi Kryeministri Hoti.

Kryeministri Hoti, po ashtu vlerësoi bashkëpunimin e mirë ndërmjet Qeverisë dhe Agjencive të OKB-së në Kosovë, në luftën kundër Covid-19.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)