29 Mars 2024

Në Kosovë do të mbahet konferencë ndërkombëtare për gjeoinformacion

Prishtinë, 15 tetor - Më 25-27 tetor në Prizren OJQ FLOSSK po organizon konferencën ndërkombëtare State of the Map Southeast Europe.

Konferencat State of the Map mbledhin të gjithë ata që merren sistemet e informacionit gjeografik (GIS) dhe hartën e lirë OpenStreetMap: zhvillues softueri, akademikë, lider biznesi dhe të sektorit jofitimprurës dhe të tjerë të apasionuar pas gjeoinformacionit dhe sistemet e ndërlidhura.

Krijuesit, zhvilluesit e programeve kompjuterike, akademikët, OJQ-të, drejtuesit e biznesit dhe përdoruesit e OpenStreetMap nga vendet e Evropës Juglindore do të vijnë së bashku për të krijuar mundësi për shkëmbimin e njohurive, rrjetëzim dhe partneritet.

Ligjëruesit vijnë nga OSGeo, komunitetet OpenStreetMap, Microsoft Bing, Mapbox, Mapillary, etj.

150 pjesëmarrës do të akomodohen në Innovation and Training Park Prizren ku do të mbulohet fjetja, ushqimi dhe udhëtimi. Pjesëmarrja është me ftesë pas aplikimit në sotmsee.org.

Konferenca mundësohet nga Qeveria Gjermane, përmes GIZ Kosova, në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit, dhe Ministria e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)