19 Prill 2024

Ndihma e FMN-së, shqetësimi i Athinës

Athinë, 9 qershor - Me shqetësim presin drejtuesit e Ministrisë së Financës në Greqi muajin shtator, kur Athina do të marrë aprovimin për pjesën e tretë të kredisë shumë miliardëshe nga BE-ja dhe FMN-ja.

Madje në qarqet politike flitet se do të duhen akoma masa edhe më të rrepta në muajin gusht, në mënyrë që qeveria të plotësojë kushtet e vendosura për marrjen e ndihmës.

Përndryshe ashtu siç shprehen edhe specialistët e ekonomisë, drejtimin e financave në vend do ta marrin oponentet e FMN-së dhe të BE-së të cilët do të zbatojnë "recetat" e tyre me shkurtime akoma më të mëdha të rrogave, taksa të reja, reduktime të pensioneve, rritje të taksave në depozitat bankare.

Pesë ditë para kontrollit të parë të ekipit të specialistëve të FMN-së në Ministrinë e Financave, në arkën e shtetit mungojnë mbi 670 milionë euro, që duhet të ishin mbledhur nga shpenzimet e aparatit shtetëror.

Ndërkohë që opinioni publik sheh me shqetesim zhvillimet, qeveria ka hedhur poshtë skenaret për daljen e Greqisë nga eurozona dhe kthimin në monedhën e saj, në dhrahmi.

Muaji maj shënoi përsëri një rritje të inflacionit që ka arritur ne 5.4% nga rritja galopante e çmimeve në shumë artikuj të përditshëm. Si pasojë e reçensionit të thellë që po kalon ekonomia, vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti janë mbyllur në gjithë vendin mbi 20 mijë biznese.

Ndërkohë bursa greke për të dytën ditë radhazi ka ngelur në nivelet më të ulëta prej vitit 1998, me bankat greke që kanë shënuar një humbje prej 5.5% të aksionëve të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)