19 Prill 2024

Ndërmarrjet në Kosovë më shumë janë të tregtisë

Prishtinë, 24 gusht - Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me ndërmarrjet ekonomike që funksionojnë në Kosovë sipas madhësisë dhe aktivitetit ekonomik që ushtrojnë. Ndërmarrja si term ekonomik përfshin çdo subjekt që ushtron një veprimtari ekonomike.

Të dhënat në hulumtim janë marrë nga Regjistri Statistikor për Bizneset në Kosovë.

Sipas madhësisë ndërmarrjet në Kosovë klasifikohen në mikrondërmarrje kur kanë 1 deri 9 të punësuar, ndërmarrje të vogla me 10 deri 49 të punësuar, ndërmarrje të mesme 50 deri 249 të punësuar) dhe ndërmarrje të mëdha me mbi 250 të punësuar.

Në vitin 2013 sipas Regjistrit Statistikor për Bizneset rezultojnë 9 358 mikrondërmarrje, 55 ndërmarrje të vogla, 7 të mesme dhe 1 ndërmarrje e madhe. Gjatë këtij viti 99.3% e ndërmarrjeve kanë një deri nëntë të punësuar.

Numri i mikrondërmarrjeve në harkun kohor 2010-2012 ka ardhur duke u rritur, për të pësuar një rënie në vitin 2013 kur regjistrohen 137 mikrondërmarrje më pak se në vitin 2012.

Nga numri total i ndërmarrjeve në vitin 2013 aktiviteti ekonomik më i preferuar nga investitorët duket të jetë “Tregtia me shumicë e pakicë, riparimi i mjeteve motorike, mallrat personale dhe të amviserisë” me përkatësisht 2,849 ndërmarrje aktive nga 9,421 gjithsej.

Sektorë të tjerë të përhapur në Republikën e Kosovës janë: “Pasuritë e patundshme, dhënia me qira dhe aktivitetet e biznesit” me 1,056 ndërmarrje, “Industria përpunuese” me 942 ndërmarrje, “Ndërtimtaria” me 932 ndërmarrje, “Hotelet dhe restorantet” me 909 ndërmarrje etj. Ekonomitë shtëpiake private me persona të punësuar rezulton sektori më pak i preferuar në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)