29 Mars 2020

MSA ka vendosur Kosovën në procesin zyrtar për anëtarësim në BE

Prishtinë, 28 shkurt - Ministri i Integrimit Evropian, z. Blerim Reka mori pjesë  në panelin për të diskutuar për raundin e radhës për Fondet e Para Anëtarësimit të BE-së, IPA III.

Gjatë këtij diskutimi u prezantua studimi: Udhërrëfyesi për IPA III: Mësimet, risitë dhe hapat e ardhshëm.

Në fjalën e ti Ministri Reka, evidentoi proceset aktuale që Kosova është duke kaluar me agjendën evropiane ku në aspektin afatshkurtër prioritet i ipet pritjes së vendimit pozitiv të Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Gjithashtu, Marrëveshja e Stabilizim Asocimit ka vendosur Kosovën në procesin zyrtar për anëtarësim në BE.  Në këtë drejtim, e rikujtojmë kontributin e madh për periudhën e fundit financiare të BE-së 2014-2017, me ç ‘rast Kosova ka përfituar 602 milion euro.

Ministri Reka poashtu ritheksoi se, Qeveria e Kosovës e ka integrimin Evropian prioritet strategjik, si dhe bazuar në sondazhet paraprake rreth 90% e qytetarëve të Kosovës mbështesin anëtarësimin në BE.

Qeveria e Kosovës shumë shpejtë do t’a miratoj Programin Qeverisës dhe prioritetet e saja kyçe do të jenë në harmoni me agjendën evropiane.

Kjo nënkupton që në koordinim me Delegacionin e BE-së në Kosovë, do të bëhet edhe hartimi dhe programimi i fondeve për IPA III, në mënyrë që të jenë në përputhje të plotë me Programin e Qeverisë.

Ky aktivitet u organizua nga Instituti EPIK dhe mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), në Europe House e cila financohet Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 mars 2020

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Drejtorinë e Arsimit për ta parë procesin e mësimit online. (Dejtoria e Arsimit në Gjilan, ora 10:30)

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban takim me Komitetin për mbrojtje dhe shpëtim kundër Covid-19 dhe Qendrën Operative Emergjente (Kampsui i Shkollave të Mesme në Gjilan, ora 11:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së në Prishtinë, ora 16:30.