19 Prill 2024

MPMS shtyen afatin e lajmërimit të pensionistëve deri në fund te dhjetorit

Prishtinë, 12 tetor - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës duke përfshirë edhe përfituesit e skemave të kategorive të luftës, të cilët kanë qenë të obliguar të lajmërohen në zyrat e administratës së pensioneve nga muaji mars 2020 e nuk janë lajmëruar për shkak të pandemisë Covid 19, me qellim të shmangies së grumbullimeve para sporteleve, shtyhet afati i lajmërimit deri më 31 dhjetor 2020, do të thotë se deri në fund të dhjetorit 2020 nuk do të suspendohen nga pagesa.

"Me qëllim të mbrojtjes nga Covid 19, të gjithë pensionistët që paraqiten në këto zyre, janë të obliguar që t’i përmbahen rekomandimeve që dalin nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe nga Ministria e Shëndetësisë, që janë, pos tjerash bartja e maskave dhe ruajtja e distancës", thekson MPMS.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)