19 Shtator 2020

MPMS rrit përkrahjen për punëkërkuesit e riatdhesuar në Kosovë

Prishtinë, 6 gusht  - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) - Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, në mbështetje të punëkërkuesve të papunë të riatdhesuar në Republikën e Kosovës, shpall të hapur Programin e Vetëpunësimit për persona të riatdhesuar, Programin për Trajnim në Punë për persona të riatdhesuar, Programin për Subvencionim në Pagë për persona të riatdhesuar.

Me anë të programeve që po i shpallim, po synojmë të përkrahim punëkërkuesit në Kosovë, posaçërisht të papunët afatgjatë duke krijuar më shumë mundësi për ta në tregun e punës, me synim punësimin e qëndrueshëm.

Përpjekja e shtuar vjen posaçërisht në këtë kohë të vështirë të përballjes me pandeminë COVID-19, për krijuar më shumë mundësi për punëkërkuesit në Kosovë dhe për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike.

Thirrja për programet e Trajnimit në Punë dhe Subvencionim në Pagë është e hapur nga 06 deri  më 20 Gusht 2020, ndërsa për Programin e Vetëpunësimit deri më 31 gusht 2020.

Për më shumë informata rreth procedurës së aplikimit, afateve dhe të gjitha informacioneve tjera, luteni të vizitoni adresat elektronike; https://mpms.rks-gov.net/shpallje/publikime/  ose https://aprk.rks-gov.net/   apo të kontaktoni Zyrat e Punësimit në komunën tuaj.​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Shtator 2020 - Për nder të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, “Muzeu Lëvizës”, Komuna e Prishtines bashkë me Muzeun e mirëpresim edhe nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani dhe drejtoreshën ekzekutive të Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo hapin 'Muzeu Lëvizës'. (Sheshi 'Ibrahim Rugova', ora 10:00)

- Let’s Do It Kosova në kuadër të Lëvizjes Globale “Let’s Do It World” sjell përsëri në Kosovë “Ditën e Pastrimit të Botës 2020” ku do të fillojë me aktiviteti te pastrimin e qytetit nga mbeturinat. (Në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri”, lokacioni te parkingu i autobusëve, ora 11:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Muzeun e Kosovës. (Muzeu i Kosovës, ora 11:30)

- Let’s Do It Kosova vazhdon me aktivitetin e dytë qëndror për shënimin e “Ditës së Pastrimit të Botës 2020”. (Parku i Qytetit të Prishtinë, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin Kryetari i LV-së, Albin Kurti dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Kreshnik Ahmeti. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)

- Përfaqësues të lartë nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës mbajn konferencë për media, të organizuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me aksionin e realizuar mbrëmë në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës dhe rajone tjera. (Prokuroria Themelore në Gjilan, rruga ‘’Marie Shllaku’’, ora 14:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Kopshtin me Bazë në Komunitet “Cicërimat”. (Kopshtin “Cicërimat”, ora 14:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Parku Germia. (Parku Germia, ora 15:00)