16 Prill 2024

MPMS pritet të nxjerrë aktet nënligjore me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve

Prishtinë, 12 qershor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve, ka zhvilluar takimin e rregullt vjetor të Komitetit të Kosovës për Parandalimin dhe Eliminimin e Punëve të Rënda të Fëmijëve.

Me këtë rast, ministri Reçica foli për angazhimin dhe përpjekjet që janë bërë edhe në mandatin e kaluar në funksion të mbrojtjes së fëmijëve nga punët e rënda, megjithëse për të arritur synimet tona, tha ai, na mbetet ende shumë punë për të bërë tani e tutje.

MPMS së shpejti pritet të nxjerrë aktet nënligjore që parashihen edhe me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, ligj ky i miratuar në mandatin e kaluar, me ç’rast do të ketë më shumë qartësi në aspektin ligjor për trajtimin e kësaj dukurie të dëmshme për fëmijët, tha ministri Reçica.

Gjithashtu ministri Reçica theksoi se angazhimi ynë që të kemi sa më pak raste të përfshirjes së fëmijëve që merren me punë të rënda, nënkupton angazhim për fëmijë të shëndetshëm, të zhvilluar dhe të edukuar mirë.

Në fund të këtij takimi, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të ministrisë, që të bashkëpunojë edhe me komunat, OJQ-të dhe të gjitha institucionet e linjës, që janë të përfshira në këtë proces, që të shtyjnë përpara nismat që kanë për qëllim zvogëlimin e numrit të fëmijëve prezent nëpër rrugë, përmes adresimit të kësaj dukurie në bazë të kompetencave institucionale, por edhe përmes fushatave të ndryshme vetëdijësuese për prindërit dhe familjarët e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)