29 Mars 2024

MPMS i jep AKB 100,000 euro për organizimin e berzës së punësimit

Prishtinë, 9 shkurt - Është arritur nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit në mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Aleancës Kosovare të Biznesit që ka për qëllim zhvillimin e mëtejmë të projektit “ Berza e Punësimit Kosova 2011”, të nënshkruar nga ministri i MPMS-së Nenad Rashiq dhe kryetari i AKB-së Agim Shahini.

Ky projekt i dizajnuar nga MPMS ka për objektiv zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të informacioneve në mes subjekteve të tregut të punës, harmonizimin më të mirë të ofertës dhe kërkesë në tregun e punës si dhe krijimin dhe avancimin e marrëdhënieve me partnerët.

Projekti “Berza e Punësimit” është tanimë tradicional i shtrirë në disa pjesë të Kosovës duke startuar këtë vit edhe me organizimin e kësaj berze në Komunën e Mitrovicës dhe Ferizajt, që më parë nuk ishin.

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiq theksoi se MPMS do të mbuloj shpenzimet e këtij projekti në vlerë prej 100,000 euro, ku do të mbuloj shpenzimet e planifikuara për realizimin e këtij projekti siç është përgatitja e fletëpalosjeve, përgatitja e informatave të tregut të punës, raportin mbi punën dhe punësimin si dhe raportin e performancës.

Obligimet që e ngarkojnë Aleancën Kosovare të Biznesit janë ato të natyrës tekniko-administrative, reklamimin në media, sigurimin e kontratave të punës, hulumtimin dhe identifikimin e kompanive në tërë territorin e Kosovës për mundësinë e afrimit të shërbimeve të panairit të punësimit si dhe hulumton praktikat e mira nëpër vende të ndryshme së paku një në regjion e një në EU për rritjen e suksesit të projektit.

Gjendja reale e ekonomisë së Kosovës në krahasim me vendet në zhvillim   dhe ngecja në fushat e punësimit është domosdoshmëria e një projekti të tillë, ku përmes këtij projekti synohet të punësohen punëkërkues të sektorëve të ndryshme me qëllim të një kontributi në zbutjen e papunësisë në vendin tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)