28 Janar 2021

MPMS dhe UNDP mbështesin qytetarët dhe bizneset me pajisje të nevojshme

Prishtinë, 24 nëntor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot bashkë me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, znj. Maria Suokko, kanë takuar disa nga punëkërkuesit, të cilëve edhe u janë ndarë pajisjet e nevojshme për të filluar punën në bizneset e tyre, si përfitues të Programit të Vetëpunësimit për të riatdhesuarit që është shpallur këtë vit.

Lidhur me këtë, ministri Reçica, ka thënë se, është shumë i lumtur që në këtë kohë të vështirë të përballjes me pandeminë COVID-19  dhe vështirësitë që ka sjellë në mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve kjo, ne arritëm t’i mbështesim me qindra qytetarë për t’u bërë pjesë e tregut të punës me anë të bizneseve të tyre.

“Ne si Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim me partnerin tonë, Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, këtë vit nëpërmjet Fazës së parë të Programit të Vetëpunësimit kemi përkrahur 136 punëkërkues në hapjen e bizneseve të tyre ndërkaq pak ditë më parë shpallëm edhe fazën e dytë të Programit të vetëpunësimit ku do të mbështeten edhe shumë punëkërkues të tjerë të riatdhesuar në Kosovë, ka thënë ministri Reçica.

Gjithashtu, ministri i MPMS, Skender Reçica, ka thënë se, krahas Programit të Vetëpunësimit, ne po mbështesim në punësim afatgjatë punëkërkuesit edhe nëpërmjet Programit të Subvencionimit të Pagës, në bashkëpunim edhe me bizneset, si përpjekje për të ndihmuar si punëkërkuesit po ashtu edhe bizneset në vend.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Dhjetor 2020

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së gjatë vitit 2020. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:00)

- KDI organizon konferencën për media ku do të shpaloset “Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit” për vitin 2020 përgatitur nga Transparency International. (Zyret e KDI-së, ora 10:00)  

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Promovohet libri “Krime serbe në Kosovë”, i autorit Çerçiz Loloçi. (Qendra Mediale të Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me COVID-19. (Ministria e Shëndetësisë, ora 11:00)

- Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë organizon ngjarjen kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak - hebre Norbert Jokl. (Ambientet e Fakultetit të Edukimit-Filologjisë në Gjakovë, ora 12:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në përurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në Strellc të Deçanit. (Strellc – Deçan, ora 12:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet afër Ministrisë së Shëndetësisë. (Afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 13:00)

- Kandidati për deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, mban konferencën për medie. (Zyra e AAK-së, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, viziton stadiumin e Klubit të Futbollit “Vëllaznimi”, në Gjakovë. (Stadiumi i Klubit të Futbollit “Vëllaznimi”, ora 15:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj merrë pjesë në takimin në mbështetje të nominuarëve për deputet në Skenderaj. (Lokali 'Te Mixha' në fshatin - Polac, Skënderaj, ora 16:30)