20 Prill 2019

MPMH shënon Ditën botërore të planifikimit të Qyteteve

Prishtinë, 8 nëntor - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MPMH) dhe Instituti i Planifikimit Hapësinor shënojnë “Ditën botërore të planifikimit të Qyteteve”.

Këtë vit temë kryesore e takimit do të jetë 'Rritja e zonave urbane në Kosovë 2000 - 2018, përmes të cilës do të njoftohemi me nivelin e zgjerimit hapësinor të të gjitha qyteteve në Kosovë.

Pjesë e veqantë e takimit do të jetë njohja me gjendjen e planifikimit hapësinor në të dy nivelet e qeverisjes, si dhe raportet e punës së donatorëve në përkrahjen e komunave përkatëse në Kosovë.

Për herë të parë, Dita Botërore e Planifikimit të Qyteteve është shënuar në vitin 1949, si nevojë e angazhimit gjithëpërfshirës në vendosjen e politikave, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës në përgjithësi.

Kjo ditë na përkujton se planerët duhet të jenë profesionistë të trajnuar, të cilët me angazhimin e tyre në institucione qeveritare, në firma konsulente, në kompani private dhe institucione arsimore, duhet të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të vendbanimeve tona.

Kjo ngjarje u iniciua nga Carlos Mariadella Paolera, profesor në Universitetin e Buenos Aires, me qëllim të avancimit të interesit publik dhe profesional në fushën e planifikimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 prill 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Turneun memorial për të rinjë "Bedri Ajeti". (Pallati i sporteve në Prishtinë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media! (Selia e Vetëndosje, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 10:00)

- Alternativa mban konferencën e radhës të partisë në të cilën prezanton të gjetura dhe rekomandime për gjendjen mjedisore në Kosovë. (Zyret e partisë Alternativa. ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 Rugova, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, ora 11:00)

- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës organizon Konferencë për media lidhur me kthimin e shtetasëve kosovarë nga Siria. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 12:30)

- Biznesi anëtarë në Odën e Afarizmit të Kosovës “Altera”, bën promovimin e librit të autorit Bashmir Xhemaj, “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”. (Libraria Altera në Prizren, ora 13:00)

- Lansohet projekti #Forheroines. (Para monumentit “Heroinat” në Prishtinë, ora 13:00)

- Shoqata Atlantiku mbanë konferencë përmbyllëse për media në të cilën përfaqësuesi i shoqatës Gani Shehu, do të pasqyrojë ngjarjet që kanë shënuar 20-vjetorin e ‘Batalionit Atlantiku’, mesazhin kyç dhe vizionin për angazhimet në të ardhmen. (Hotel Grand, ora 14:00)