06 Dhjetor 2022

MPJD, marrëveshje me shoqatën “Nënë Tereza” për të dërguar ndihma në Ukrainë

Prishtinë, 8 prill - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka zyrtarizuar marrëveshjen me Shoqatën Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza”, për ofrimin e ndihmës humanitare dedikuar popullit të Ukrainës, viktima të agresionit ushtarak rus.

Marrëveshja është nënshkruar nga zv. sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Behar Isma, dhe drejtori i Shoqatës “Nënë Tereza”, Zef Shala.

Kjo marrëveshja e pason vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ndarjen e 100 mijë eurove për blerjen e kontingjentit të parë të ndihmave humanitare për popullin e Ukrainës, kërkesë kjo e ministres së Jashtme dhe Diasporës znj. Donika Gërvalla-Schwarz.

Me këtë marrëveshjet palët janë dakorduar që Shoqata Bamirëse “Nënë Tereza” të bëj përgatitjen e pakos humanitare me produkte esenciale nga Republika e Kosovës, dhe më pas, me partnerët e saj ndërkombëtarë të shpërndaj këto ndihma në shtetet ku refugjatët ukrainas janë duke u strehuar.

Pakoja humanitare do të përmbajë produkte esenciale që përfshijnë higjienën dhe kujdesin personal, akomodim dhe ushqime. Blerja, paketimi vendosja e shenjave dalluese të Republikës së Kosovës, dhe nisja e pakove humanitare do të bëhet brenda 20 ditëve në vijim.

Zv.Sekretari Isma dhe z. Shala kanë theksuar se janë të kënaqur që ky proces tashmë është finalizuar dhe janë shprehur të lumtur që Republika e Kosovës do të kontribuojë sado pak në mirëqenien sociale të popullit të Ukrainës që po përballet me agresionin e Federatës Ruse.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)