20 Prill 2024

Moskoordinimi Institucional mbi të dhënat e hapura, sfidë për zhvillim ekonomik

Prishtinë, 20 qershor - Open Data Kosovo në kuadër të Projektit të financuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, ka mbajtur diskutimin me temën: “Hapja e të Dhënave të Bizneseve dhe Kontributi i tyre në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës”.
  
Fjalimet hyrëse u bënë nga znj. Blerta Thaçi - Drejtoreshë Ekzekutive në Open Data Kosovo dhe z. Kujtim Gashi - Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI)/ Ministria e Administratës Publike. 

Së pari, Z. Gashi theksoi se hapja e të dhënave është një ndër qëllimet kryesore te punës së tyre ku krijimi i mekanizmave, bashkëpunimi me shoqërinë civile, ngritja e vetëdijësimit për të dhënat e hapura, janë disa nga hapat që po ndërmirren drejt këtij qëllimi.

Mirëpo, sfidat nuk mungojnë si: prezenca e shumë akterëve, mosbashkëpunimi mes institucioneve, krijimi i platformave lehtë të qasshme ndër të tjera. 

Pjesëtarë të panelit ishin z. Valdrin Lluka - Ministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, z. Arian Zeka - Drejtor Ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane dhe znj. Leonora Kusari - Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë.

Lluka, Ministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, theksoi rëndësinë e madhe që ka publikimi i të dhënave të prodhuara nga qeveria ne formate që janë lehtë të qasshme që ndikon në rritje të trasnparencës dhe rritje të besueshmërisë ndaj institucioneve publike.

Për më shumë, Lluka foli edhe për rëndësinë që kanë të dhënat e hapura të bizneseve në zhvillimin ekonomik, përkatësisht në inkurajimin e inovacionit, përmirësimin e produkteve/shërbimeve, rritjen e produktivitetit të bizneseve etj.

Mëtej, Znj. Kusari nga BERZH foli më shumë për rëndësinë e qasjes në të dhëna si pronari/ja e një biznesi gjatë selektimit të bizneseve për t’i ofruar ndihmë financiare në mënyrë që bizneset me pronarë të njëjtë mos të përftojnë më shumë se një herë.

Po ashtu, Znj. Kusari ceki se të dhënat që ofrohen nga ARBK nuk janë të përditësuara ku disa biznese janë të regjistruara si mikrondërmarrje mirëpo në të vërtetë janë korporata. 

Ndërsa Z. Zeka, Drejtor Ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane ceki se bizneset do të jenë të gatshme të hapin të dhënat e tyre pasiqë hapja e këtyre të dhënave ndikon pozitivisht edhe në zhvillimin e mëtutjeshëm të tyre.

Po ashtu, Zeka foli më shumë për rëndësinë që ka publikimi i të dhënave nga ATK se çfarë produkte hyjnë në tregun e Kosovës që do të kontribuojnë në zhvillimin e konkurencës së qëndrueshme.

Si përfundim, rekomandimet nga ky panel diskutimi janë që të rritet bashkëpunimi ndër-institucional që të dhënat të përcjellen nga një institucion në tjetrin sa më shpejtë duke bërë digjitalizimin e këtyre proceseve.

Po ashtu, investimi në kapacitete njerëzore është kyç që iniciativat për të dhënat e hapura të jenë më të suksesshme pasi që si koncept është mjaft i ri dhe ka nevojë që të ngritet vetëdijësimi. 

Për platformën “Bizneset e Hapura” - iu mundëson qytetarëve të kenë qasje në të dhëna të hapura sa i përket bizneseve të ndryshme në të gjitha Komunat e Kosovës. Kjo platformë ka të regjistruar gjithsej 191 850 biznese ku 165 268 prej tyre janë aktive.

Hapja e informacionit të tillë të bizneseve lejon analiza ekonomike për sektorë të ndryshëm dhe aktivitete afariste, si dhe lejon analizën e trendeve ekonomike përgjatë periudhave të ndryshme kohore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)