25 Prill 2024

Mondelēz International, hapa të shpejtë drejt objektivave të mirëqenies e qëndrueshmërisë

Prishtinë, 21 maj - Mondelēz International publikoi raportin “Snacking Made Right” për 2019-ën, ku vihet theksi te progresi i rëndësishëm që kompania ka bërë në rrugën drejt arritjes së objektivave të qendrueshme në sektorin e snacks-ave për 2025-ën.

Raporti është pasqyrë e përpjekjes së vazhdueshme të Mondelēz International për të qenë një lider i ardhshëm në tregun e snacks-ave, duke u pozicionuar lart në rang botëror, me dëshirën për të sjellë ndryshime pozitive.

Në raportin “Snacking Made Right” janë publikuar programet, strategjitë dhe qasja e Mondelēz International, bazuar në objektivin kryesor të kompanisë: ai për t’iu mundësuar njerëzve konsumin e snacks-ave të duhur, në momentin e duhur, prodhuar në mënyrën e duhur.

Teksa bota vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19, kompania beson se qëllimet e saj janë më të rëndësishme se kurrë më parë, prandaj angazhohet se do të shtojë përpjekjet për t’ua dalë me sukses sfidave të reja që kërcënojnë sot botën.  

“Teksa të gjithë bashkë po përpiqemi të menaxhojmë ndikimin e Covid-19 në mbarë botën, sot më shumë se kurrë është momenti që kompanitë të bëjnë gjënë e duhur dhe ta orientojnë zhvillimin e biznesit në drejtimin dhe masën e duhur”, tha Dirk Van de Put, drejtori dhe CEO-ja e Mondelēz International.

“Kompania jonë ka si qëllim qëndrueshmërinë dhe mirëqenien, ndaj fokusi ynë është reduktimi maksimalisht i pasojave negative në mjedis si dhe ambicia për një ndikim sa më pozitiv në shoqëri, në kuadër të misionit tonë për t’u shndërruar në liderët e së ardhmes në industrinë e snacking, duke i siguruar tregut snack-at e duhur, në momentin e duhur, prodhuar në mënyrën e duhur."

"Jam krenar për progresin e jashtëzakonshëm që kemi bërë në 2019-ën dhe mendoj se objektivat që i kemi caktuar vetes për raportin “Snacking Made Right” të 2025-ës janë të duhurat”, u shpreh Van de Put.

Duke qenë se trendi i snacks-ave po rritet në nivel global, Mondelēz International i ka vënë synim vetes fuqizimin e njerëzve përmes konsumimit të snacks-ave të duhur, duke përpiluar strategji që sjellin një ndryshim pozitiv, domethënës dhe afatgjatë.

Në vitin 2019, kompania bëri progres në drejtim të prodhimit të lëndëve të para me përbërës të qendrueshëm e jetëgjatë, duke reduktuar pasojat negative në mjedis dhe duke sjellë risi në paketim:

Përbërës të qendrueshëm për lëndë të parë

63% e tregut të kakaos si lëndë e parë për brendet e çokollatave, përfituar në mënyrë të qëndrueshme, në kuadër të programit “Cocoa Life”

65% e tregut të miellit si lëndë e parë për biskota në Europë, përftuar në mënyrë të qendrueshme, në kuadër të programit “Harmony Wheat”

Plotësimi në masën 100% i standardeve RSPO për vajin e palmës (Tryeza e Rrumbullakët për objektivin e vajit të qendrueshëm të palmës)

Ndikimi në mjedis

Reduktim në masën 15% të çlirimit të dioksidit të karbonit nga fabrikat e përpunimit

Reduktim në masën 27% të shfrytëzimit të ujit në zonat ku ai është i paktë 

Reduktim në masën 21% të mbetjeve nga proceset e përpunimit 

Risi në paketim

93% e paketimeve (si platike, edhe jo-plastike) të riciklueshme

Përveç kësaj, në 2019-ën, Mondelēz International bëri një progres të jashtëzakonshëm si në përafrimin e portfolios së kompanisë me nevojat bashkëkohore të mirëqenies, edhe në inkurajimin e zakoneve të kujdesshme në konsumimin e snacks-ave, përmes kontrollit të racionit dhe vendosjes së etiketave:

16% e të ardhurave neto të përfituara nga konsumi i snacks-ave në rang global vjen nga snacks-at e krijuara për të kontrolluar racionet 

Standarde globale në vendosjen në pjesën e përparme të paketimit të etiketave ku përcaktohen racionet

Raporti më i fundit i “Snacking Made Right” konfirmoi progresin kundrejt objektivave ambiciozë afatgjatë, si:

Përmirësimi i mëtejshëm i strategjive për lëndë të para të qendrueshme

Synimi që përmes programit “Cocoa Life” të mbulojmë 100% të tregut të kakaos për lëndë të parë për çokollatë deri në 2025-ën

Synimi që përmes programit “Harmony Wheat” të mbulojmë 100% të tregut europian të miellit për biskota deri në 2022-shin

Plotësimi në masën 100% i standardeve RSPO për vajin e palmës

Monitorim më të rreptë për punën e të miturëve dhe sisteme rehabilitimi në 100% të komuniteteve në Afrikën Perëndimore ku shtrihet programi “Cocoa Life” deri në 2025-ën

Marrja e masave të jashtëzakonshme për ndryshimet klimatike dhe reduktimi i ndotjes së mjedisit 

Vendosja e targeteve të mbështetura në shkencë për reduktimin në masën 10% të çlirimit të dioksidit të karbonit deri në 2025-ën, me fokusin mbrojtjen dhe restaurimin e pyjeve

Progres në drejtim të paketimeve inovative dhe zgjidhja e problemit të mbetjeve plastike 

Deri në 2025-ën, 100% e paketimeve të dizajnohen për të qenë të riciklueshme dhe të përmbajnë etiketa me informacion për riciklimin

Mbështetje e vazhdueshme për bashkëpunimin me stakeholders të ndryshëm, për t’i dhënë zgjidhje mbetjeve plastike 

Përafrimi i portfolios me nevojat bashkëkohore të mirëqenies dhe nxitja e zakoneve të shëndetshme e të kujdesshme të konsumit të snacks-ave

20% e të ardhurave neto të përftuara nga konsumi i snacks-ave për kontrollin e racioneve deri në 2025-ën

Deri në 2025-ën vendosja në 100% të paketimeve në rang global të etiketave për “Snack Mindfully” (Konsumim i Ndërgjegjshëm i Snacks-ave) 

“Ne e dimë se konsumatorët sa vjen dhe bëhen më të ndërgjegjshëm për ndikimin që kanë në botë zgjedhjet e tyre. Ata e dinë gjithashtu se çfarë vlerash përfaqësojnë kompani të ndryshme, për çfarë luftojnë ato,” tha Christine Montenegro McGrath, zëvendëspresidente dhe Drejtore e Impaktit, Qendrueshmërisë dhe Mirëqenies në Mondelēz International.

“Ne besojmë në prodhimin e snacks-ave në mënyrën e duhur, duke krijuar njëkohësisht një të ardhme ku njerëzit dhe planeti lulëzojnë, por edhe duke luftuar për vlerat në të cilat besojmë. Publikimi i raportit më të fundit të “Snacking Made Right” është një hap i rëndësishëm përpara, çka dëshmon progresin tonë në këtë rrugëtim.”

Për raportin e plotë apo për t’i hedhur një sy përmbledhjes së tij, ju lutem klikoni këtu:

https://www.mondelezinternational.com/Snacking-Made-Right/Reporting-and-Disclosure

Rreth Mondelēz International

Mondelēz International, Inc. (NASDAQ: MDLZ) iu mundëson njerëzve në mbi 150 vende të botës snacks-at e duhur. Në 2019-ën, të ardhurat neto të kompanisë ishin përafërsisht 26 milardë dollarë, duke e kthyer MDLZ-në në liderin e së ardhmes për snacks-at, me brende të njohura globale e të tjera lokale, të tilla si OREO, belVita dhe biskotat “LU”; Cadbury Dairy Milk, Milka dhe çokollata Toblerone; karamelet Sour Patch Kids dhe çëmçakëzat Trident.

Mondelēz International është një pjestar krenar i “Standard and Poor’s 500”, “Nasdaq 100” dhe indeksit “Dow Jones Sustainability Index”.

Vizitoni www.mondelezinternational.com ose ndiqeni kompaninë në Twitter në www.twitter.com/MDLZ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)