28 Mars 2024

Mjetet e sistemit financiar në Kosovë arrijnë arritur vlerën prej 9.3 miliardë euro

Prishtinë, 4 nëntor - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Gabriel di Bella, kanë prezantuar deklaratën përmbyllëse të misionit të FMN-së në kuadër të Artikullit IV.

Guvernatori Mehmeti ka thënë se BQK ka vazhduar të jetë e angazhuar në realizimin e detyrave të saj në mbajtjen dhe ruajtjen e një sistemi financiar stabil dhe vazhdimisht në rritje.

Ai ka thënë se sistemi financiar në Kosovë, ka vazhduar të jetë likuid dhe mirë i kapitalizuar ku në të gjithë indikatorët, ka shënuar rritje dyshifrore, duke qenë një nga faktorët e rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Gjithsej mjetet e sistemit financiar në vend, më 31 gusht 2022, kanë arritur vlerën e përgjithshme prej 9.3 miliardë euro. Ndërsa, mjetet e sektorit bankar kanë vazhduar trendin e rritjes edhe gjatë vitit 2022, duke arritur vlerën rreth 6.4 miliardë euro në muajin gusht 2022, e cila paraqet një rritje vjetore prej 11.1 përqind."

"Në gusht 2022, vlera e përgjithshme e depozitave është në vlerë prej 5.2 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 11.8 përqind, derisa rritja e depozitave ka vazhduar edhe gjatë muajit shtator, me një prej 12.7 përqind."

"Sektori bankar vazhdon të jetë i qëndrueshëm duke rritur aktivitetin kredidhënës dhe duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm në kreditimin e ekonomisë së vendit edhe gjatë këtij viti. Vlera e portofolit kreditor të sektorit bankar në fund të gushtit 2022 ishte në shumë prej 4.2 miliardë euro, me një rritje vjetore prej 18.6 përqind, derisa norma mesatare e interesit për kredi ishte 6.0 përqind”, ka deklaruar Guvernatori.

Tutje, Guvernatori Mehmeti ka thënë se kreditë joperformuese kanë vazhduar me trendin rënës dhe sot norma e kredive joperformuese është në nivelin prej 2.1%, që është tregues dukshëm më i mirë krahasuar me vendet e regjionit apo edhe më gjerë.

Gjithashtu, sektori bankar vazhdon të jetë mirë i kapitalizuar dhe likuid, ku treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit për sektorin bankar shënon 16.1 përqind, që është dukshëm mbi kërkesat rregullatore prej 12 përqind, ndërsa treguesi i likuiditetit është 35.7 përqind, ngjashëm, më lartë se kërkesa rregullatore prej 25 përqind.

Para mediave, Guvernatori ka folur edhe për sektorin e sigurimeve, i cili ka pasur rezultate pozitive.

Guvernatori Mehmeti ka falënderuar përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Kosovës dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër, shefi i misionit të FMN-së për Kosovën, Gabriel di Bella, ka thënë se sektori financiar ka përballuar tronditjet që goditën ekonominë dhe një nga faktorët që kanë ndikuar, kanë qenë edhe politikat e ndjekura nga BQK-ja.

Di Bella ka shtuar se pavarësia e BQK-së është gurë themeli bazë i politikave ekonomike të Kosovës.

Në deklaratën përmbyllëse të Misionit, në kuadër të Nenit IV për vitin 2022, është kërkuar që BQK të vazhdoj të forcojë monitorimin e kreditimit dhe likuiditetit të bankave dhe ruajtja e dinamikës së mirë të Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar 2019 (FSSR).

FMN pret që BPV-ja reale të shënojë rritje prej 3 – 4 për qind në vitin 2023 dhe inflacioni gradualisht të lehtësohet, por këto parashikime në thelb varen nga çmimet ndërkombëtare të mallrave, përfshirë energjinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)