25 Prill 2024

Mitrovicë, Realizohen disa projekte tek "Tre rrokaqiejt"

Mitrovicë, 11 janar - Pas kërkesës së banorëve shqiptarë që jetojnë në zonën e “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës, drejtuesit komunalë kanë realizuar dy projekte të infrastrukturës rrugore për të lehtësuar qarkullimin e tyre.

Me mbështetje të Komunës së Mitrovicës është realizuar projekti për shkallët skaj Ibrit që lidhin urën provizore me lagjen e tyre, murin mbrojtës, mandej shkallët skaj ndërtesave kolektive si dhe rrugën nëpër Parkun e Qytetit.

Prej përfundimit të luftës për shkak të mungesës së lirisë për lëvizje nëpër urën kryesore të Ibrit, ata e shfrytëzojnë një urë të improvizuar rreth 200 metra larg urës kryesore.

Po ashtu ata lëvizin nëpër një rrugë që tash është rregulluar me kube nëpër Parkun e Qytetit. Banorët shqiptarë që jetojnë në këtë lagje janë ankuar vazhdimisht se UNMIK-u nuk ka investuar asnjë cent për projekte në zonën e tyre, megjithëse afër 30 për qind e buxhetit të komunës vazhdimisht wshtw ndarë për veriun.        

Rasim Veseli, drejtor për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, tha se ka pasur kërkesa nga banorët e asaj lagjeje që të ndihmohen, meqë nuk kanë përkrahje nga administrata e UNMIK-ut në veri.

“Ata kanë pasur probleme me rrugën që shfrytëzojnë për lëvizje për në pjesën tjetër të qytetit. Ne kemi marrë vendim që të realizojmë projektet si shkallët, muri mbrojtës dhe rruga në mënyrë që sado pak të lehtësohen kushtet e lëvizjes për ta”.      

Ndërsa drejtori për Urbanizëm, Mehdi Bala, sqaroi se projekti i rrugës, shkallëve afër saj dhe murit mbrojtës janë realizuar nga kompania “Tropik”, ndërsa projekti i shkallëve në afërsi të ndërtesave kolektive nga kompania “Fitimi”.

Ai tha se vlera e këtyre investimeve është mbi 30 mijë euro, të cilat janë marrë përsipër nga komuna, me përjashtim të 8 mijë eurove që janë siguruar nga administrata e UNMIK-ut në veri, që ju kishin tepruar dhe s’kishin ditur ku t’i investojnë.       

Banorët shqiptarë që jetojnë në zonën e “Tre rrokaqiejve” janë shprehur të kënaqur me realizimin e këtyre projekteve nga Komuna e Mitrovicës dhe shumë të pakënaqur me punën e administratës së UNMIK-ut dhe me politikën e tyre sa i përket investimeve në infrastrukturë. Ata thonë se kjo më se mirë pos të tjerave shihet nga orientimi i investimeve që bëhet prej tyre në lagjet e veriut.

Tregojnë se projektet nuk realizohen në lagjet ku jetojnë shqiptarët. Shasivar Begu nga kjo lagje, thotë se shembulli më i mirë për këtë është mungesa e investimit dhe përkrahjes për rrugën që shfrytëzojnë këta banorë.

“Prej përfundimit të luftës banorët shqiptarë që jetojnë në këtë pjesë të qytetit e shfrytëzojnë për qarkullim një rrugë alternative dhe një urë të improvizuar mbi lumin Ibër, pasi që ka munguar liria e lëvizjes nëpër urën kryesore që nuk është larg prej aty. Ura e improvizuar edhe pse është rregulluar disa herë nga KFOR-i është shumë e papërshtatshme për lëvizje”.

Sipas tij, administrata e UNMIK-ut në veri ka investuar për rregullimin e shkallëve që shfrytëzohet nga të rinjtë e komunitetit serb skaj urës së Ibrit, mandej te fakulteti në veri, por jo edhe për nevojat e banorëve të “Tre rrokaqiejve”. Ai thekson se kjo është një politikë joparimore dhe diskriminuese e zyrtarëve të UNMIK-ut në veri.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)