26 Prill 2024

Mitrovicë, Nisen dy kamiona me ndihma për Shkodrën

Mitrovicë, 14 janar - Dy kamionë të Batalionit III për Reagim të Shpejtë të Forcës se Sigurisë se Kosovës (FSK) që veprojnë në Mitrovicë janë nisur sot për në Shkodër, ku do të dërgojnë ndihmat e mbledhura nga bizneset e kësaj komune.

Nisma për mbledhjen e ndihmave ishte ndërmarrë nga kryetari i Komunës, Avni Kastrati, i  cili kishte formuar edhe një komision me zyrtarë komunale dhe përfaqësues të biznesit me qëllim që t’u ndihmohet banorëve të Shkodrës që janë përballur me probleme të mëdha si pasojë e përmbytjeve.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, i cili ka qenë i autorizuar që të koordinoj ndihmat që do të tuboheshin nga fermerët, biznesmenët, qytetarët etj, tha se Komisioni i formuar prej tre anëtarëve të komunës dhe dy nga komuniteti i biznesit, kanë punuar ngushtë me qëllim që gjithçka të jetë e koordinuar dhe e bashkërenduar.

Ai sqaroi se për dy javë ditë ka vazhduar aksioni për mbledhjen e ndihmave që janë tubuar në një depo të  qendrës së kulturës “Rexhep Mitrovica”.“Për pranimin e ndihmave kanë qenë të caktuar dy persona, të cilët për çdo mall që kanë pranuar kanë lëshuar edhe dëshmitë përkatëse”.        

Drejtori Bala sqaroi se biznesmenët mitrovicas kanë ndihmuar me artikuj ushqimorë, mandej veshmbathje, teknikë të bardhë.

“ Ka qenë një solidarizim i madh i të gjithëve. Qytetarët mitrovicas janë treguar shumë solidarë me vëllezërit nga Shkodra”. Ai përmendi ndihmën e punëtorëve të PTK-së që kanë dhuruar 405 euro me të cilat janë siguruar një sasi patatesh për shkodranët.

Komuna e Mitrovicës kishte ndihmuar qytetarët e Shkodrës edhe vitin e kaluar, pas përmbytjeve që kishin ndodhur atje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)