23 Prill 2024

Miratohet raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës

Prishtinë, 16 korrik - Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, e ka shqyrtuar dhe përkrahur sot Raportin vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosoves (BQK) për vitin 2009, duke e ka rekomanduar atë për miratim në seancë.

Raportin e ka prezantuar Guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi, ndërsa anëtarët e Komisionit kanë shtruar një sërë pyetjesh në adresë të tij dhe kanë ngritur çështje të ndryshme që lidhen me punën e BQK-së dhe sektorin financiar në Kosovë.

Në prezantimin e tij para anëtarëve të Komisionit, guvernatori Rexhepi e konsideroi vitin 2009 si vit të zhvilluar në një ambient të ndërlikuar financiar ndërkombëtar, për shkak të krizës financiare globale.

Duke e pasuar parasysh këtë fakt, ai tha se prioritet i BQK-së ka qenë monitorimi i kësaj krize dhe përgjigjja ndaj efekteve të saj me qëllim të parandalimit të prekjes së sektorit financiar të Kosovës. Ai potencoi se rritja ekonomike gjatë vitit 2009 ka qenë 4 për qind, përderisa parashihet që gjatë këtij viti ajo të jetë minimalisht 4.6 për qind.

Përgjithësisht, Rexhepi tha se gjatë vitit të kaluar sektori financiar ka pasur një rritje të përgjithshme, dhe në këtë kuadër hyn edhe ajo e kreditimit. Kreu i BQK-së tha se ekonomia e Kosovës dhe qytetarët e saj mbeten të përgjegjshëm karshi shlyerjes së detyrimeve ndaj bankave.

Rexhepi tha gjithashtu se objektivë e Bankës Qendrore ishte dhe është përmirësimi i kornizës së re ligjore në pajtim me objektivat themelore të Kuvendit të Kosovës për përafrimin e kësaj kornize me standardet dhe direktivat e Bashkimit Evropian.

Ai tha se në këtë kuadër hyn miratimi i para disa ditëve i Ligjit për Bankën Qendrore dhe nxjerrja e një sërë ligjesh të tjera, të cilat janë në hartim apo amendamentim e sipër.

Komisioni, në vazhdim të mbledhjes përkrahu Projektligjin për Gjykatat dhe atë për Vlerësimin e Ndikimin në Mjedis, me amendamente të komisioneve funksionale, duke ia rekomanduar Kuvendit për shqyrtim dhe miratim.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe rreth propozim-amendamenteve të grupit punues të Komisionit, për Projektligjin për Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimit të Terrorizmit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)