10 Gusht 2020

Miratohet në lexim të parë rishikimi i buxhetit për vitin 2020

Prishtinë, 13 korrik - Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar sot në lexim të parë Projektligjin nr. 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Ministria e Financave falënderon deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për mbështetjen e tyre për projektligjin për rishikimin e buxhetit 2020 dhe kërkon që projektligji të procedohet sa më shpejt në komisione parlamentare në mënyrë që i njëjti të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar.​

Ministria e Financave njofton opinionin se menjëherë pas miratimit të projektligjit në leximin e dytë dhe hyrjes së tij në fuqi, do të krijohet mundësia ligjore për ekzekutimin e pagesave të mbetura për të gjithë përfituesit nga pakoja emergjente fiskale të cilët janë në pritje dhe të gjitha ndarjeve tjera buxhetore. 

Ministria e Financave fton për durim të gjithë përfituesit dhe shpreh zotimin e plotë se ekzekutimi i pagesave do të realizohet në mënyrë të menjëhershme sapo projektligji për buxhetin e rishikuar të hyjë në fuqi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)