28 Mars 2024

Miratohet Ligji për buxhetin 2020

Prishtinë, 15 mars - Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, me 63 vota për dhe asnjë kundër është miratuar Ligji për buxhetin e vitit 2020.

Edhe pse vendi gjendet në një situatë te jashtëzankonshme shkaku i Koronavirusit opozita në mënyrë të pa përgjegjshme jo që se votuan Ligjin per buxhetin por edhe nuk ka marr pjesë opozita.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi në paraqitjen e Projektbuxhetit ka treguar se vlera e tij për vitin 2020 do të jetë 2 miliardë e 357 milionë euro.

“Rritja e të hyrave do të jetë 131 milionë euro, kurse shpenzime do të janë 266 milionë euro me një buxhet prej 2 miliardë e 357 milionë euro. Deficiti buxhetor do të jetë 2 për qind”, tha Bislimi.

Sipas tij, rritje ekonomike për këtë vit do të jetë 4.2 për qind, kurse inflacioni 1.3 për qind.

“Rritja ekonomike reale pritet të jetë 4.2 për qind, kurse ajo nominale 5 për qind. Inflacion për vitin 2020 do të jetë 1.3 për qind, bazë e llogaritur para Coronavirusit”, shtoi ai.

Gjatë seancës e cila zgjati me diskutime edhe për situatën aktuale të krijuar në vend pas konfirmimit të rasteve me koronavirus, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, propozoi mocion që me procedura të përshpejtuara të shqyrtohet Projektbuxheti për vitin 2020.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që ta votojnë buxhetin. Ai tha se në situatën aktuale të krijuar me koronavirusin, ka gjasë që të mos mbahet më asnjë seancë javëve në vijim.

“Edhe ne nuk do të donim që gjithçka të bëhet brenda një dite, por nuk ka garancion që mund të mbajmë seanca në javët apo ditët në vijim, sepse nuk e dimë se çka do të ndodhë me virusin. As ne nuk jemi në rregull këtu me rregullat e përcaktuara. Nuk mund të kemi buxhet emergjent pa pasur buxhet të ri. Ju ftoj që ta kalojmë sot buxhetin, ta votojmë propozimin e Rexhep Selimit. Ky buxhet nuk është i ri, ashtu siç është qeveria e re. Janë mbi 300 milionë euro obligime”, tha Kurti.

Para deputetëve, Projektligjin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2020 e prezantoi ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, i cili tha se me rregullimet që janë bërë, projektligji është dukshëm më i avancuar se drafti që e ka bërë qeveria e kaluar.

Bislimi tha se buxheti i sivjemë parasheh shpenzime buxhetore prej 2 miliardë e 357 milionë euro, ndërsa parashihet një rritje ekonomike prej 4,2 për qind me terma realë.

Ai bëri të ditur se do të ketë nevojë për intensifikim të angazhimeve me mekanizmat kyç të financimit, siç janë Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore.

Kosova ka ngelur vonë në miratimin e projekt-buxhetit për këtë vit, ngase pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019, Qeveria e re e Kosovës u formua tek më 3 shkurt. Afati i fundit ligjor për Kuvendin e Kosovës për të miratuar projektligjin e propozuar për buxhetin është 31 marsi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)