23 Prill 2024

Minstrja e Financave priti në takim ambasadoren e Francës në Kosovë

Prishtinë, 13 korrik - Ministrja Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë Marie-Christine Butel. Në takim u diskutua për situatën ekonomike në vend si dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. 

Ministrja Bajrami e njoftoi Ambasadoren Butel për situatën ekonomike në vendin tonë dhe për aktivitetet e Qeverisë së Kosovës në adresimin e sfidave të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Znj. Bajrami foli edhe për planet e Ministrisë së Financave për fuqizimin e sektorit privat si bartës i rritjes ekonomike në vend. Ajo falënderoi shtetin francez për mbështetjen që i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës përmes projekteve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Në këtë kuadër, Ministrja Bajrami përmendi rëndësinë e dy marrëveshjeve bilaterale, të nënshkruara më 07 korrik, gjatë vizitës së Kryeministrit Hoti në Paris, marrëveshje këto të cilat do të ndihmojnë në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, theksoi ajo.         

Ndërsa, ambasadorja e Francës në Kosovë Marie-Christine Butel, falënderoi Ministren Bajrami për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e shtetit francez për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën në fushën e zhvillimit ekonomik dhe integrimeve evropiane. Ajo theksoi se marrëveshja e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Francës i hap rrugë përfshirjes së Agjencisë Franceze për Zhvillim në projekte të ndryshme në Kosovë. Ambasadorja Butel potencoi se Franca mbetet e përkushtuar që ta mbështes Kosovën edhe përmes mekanizmave në kuadër të Bashkimit Evropian në të mirë të zhvillimit ekonomik dhe fuqizimit të institucioneve demokratike.   

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)