27 Nëntor 2021

Ministrja Rizvanolli merr pjesë në Samitin Dixhital të Ballkanit Perëndimor

Podgoricë, 14 tetor - Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në edicionin e 4-të të Samitit Dixhital, i cili organizohet në bashkëpunim me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (Regional Cooperation Council - RCC), e që këtë vit është mbajtur në Podgoricë.

Ministrja Rizvanolli ka marrë pjesë në Mëngjesin Ministror, i cili ka bashkuar ministrat përkatës të rajonit për fushën e TIK-ut dhe Dixhitalizimit me përfaqësues të bizneseve dhe organizatave joqeveritare të fushës, për t’u ofruar një platformë për shkëmbim të ideve dhe nevojave për bashkëpunim më të ngushtë.

Ministrja Rizvanolli po ashtu ka marrë pjesë edhe në panelin e nivelit të lartë bashkë me ministrat tjerë përkatës të rajonit të Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar rreth prioriteteve që secili nga gjashtë shtetet ka për fushën e dixhitalizimit.

Gjatë panelit, Ministrja Rizvanolli ka ndarë prioritetet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë dhe Qeverisë së Kosovës, të cilat shtrihen rreth blloqeve të ndërtimit të qeverisjes elektronike (përfshirë pagesat elektronike), zgjerimit të shërbimeve elektronike të qeverisë për qytetarët dhe bizneset, trajnimi i profesionistëve të fushës së TIK-ut, dixhitalizimit të sistemeve arsimore etj.

Gjatë Samitit, Ministrja Rizvanolli ka njoftuar se Republika e Kosovës do të jetë vendi nikoqir i Samitit të 5-të Dixhital, i cili do të mbahet në Prishtinë gjatë vitit 2022.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2021

- Forca e Sigurisë së Kosovës organizon manifestimin qendror të Ditës së Forcës ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Burojë. (Tek shkolla fillore Abedin Rexha,ora 10:00)

- Komuna e Malishevës vendos buqeta me lule të shtatorja e Adem Jasharit. (Malishevë, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Kuqicë. (Kuqicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e përbashkët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë. (Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Tiranë, ora 11:00)

- Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës organizon “Ditën e Hapur’’. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

- Komuna e Malishevës viziton varrezat e dëshmorëve në qytet, Kleçkë dhe Prekz. (Malishevë, ora 11:00)

- Komuna e Skenderajt përuron shtegun për çiklistë. (Rruga Merita Murtezi në Skenderaj, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt  organizon natën e dytë të festivalit Rapsodia shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)