29 Mars 2024

Ministrja Edita Tahiri priti Ambasadorin norvegjez

Prishtinë, 22 qershor - Ministrja e Ministrisë së Administratës Publike, Edita Tahiri priti Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Sverre Johan Kvale.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin midis MAP-it, dhe Qeverisë së Norvegjisë dhe Ambasadës norvegjeze në Kosovë.

Ministrja, Tahiri falënderoj shtetin e Norvegjisë për gjithë mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në të gjitha proceset në faza të rëndësishme të zhvillimit si shtet.

Po ashtu Tahiri, u përqendrua në bashkëpunimet në fushën e reformave të administratës publike, në kuadër të angazhimeve të MAP-it.

Ministrja Tahiri theksoj rëndësinë e Regjistrimit të popullsisë, projekt ky që pritet të realizohet në pranverën e vitit 2011.

Në këtë kuadër ajo vlerësojë së procesi i përgatitjeve po shkon mirë drejt synimit që të realizojmë një projekt me kredibilitet vendor dhe ndërkombëtar. 

Ajo u ndal në veçanti në aspektin financiar të projektit të regjistrimit dhe kërkojë mbështetje nga Ambasada norvegjeze për Fondin Multidonatorësh të Mirëbesimit, si një prej komponentëve kyçe të suksesit të Regjistrimit.

Ambasadori norvegjez, theksoj rëndësinë e bashkëpunimit në të gjitha aspektet e administratës publike dhe i dha mbështetje realizimit të suksesshëmtë Regjistrimit.

Ai e ka vlerësuar atë të rëndësishme për shtetin e ri të Kosovës dhe zhvillimin gjithmbarshëm të tij.

Në vazhdim, Sverre Johan Kvale, tha se shteti norvegjez është dhe mbetet mik i Kosovës dhe është një prej donatorëve kryesor për zhvillimin e Kosovës.

Ambasadori norvegjez, në veçanti, kërkoj rritjen e angazhimeve për qeverisje të mirë dhe luftë të pa kompromis kundër korrupsionit duke theksuar se kjo luftë duhet të behët nga vet institucionet e Kosovës.

Ministrja Tahiri dhe Ambasadori norvegjez u pajtuan se perspektiva Euro-Atlantike e Kosovës, ndërlidhet me angazhimet për qeverisje të mirë dhe me një administratë publike efikase,  të paanshme dhe transparente.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)