29 Mars 2024

Ministria e Financave sot ka bërë pagesën e skemave pensionale

Prishtinë, 18 mars - Ministria e Financave dhe Transfereve  ka njoftuar se nga sot Thesari ka filluar me pagesën e skemave pensionale dhe sociale, pra një jave para kohës së rregullt, me qëllim të shmangies së radhëve apo grumbullimit para bankave komerciale, për të ruajtur shëndetin tuaj, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore.

Prandaj MFT ka lutur përfituesit që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i ndjekin këto udhëzime shtesë:

- Të shfrytëzojnë makinat automatike (bankomatet) për tërheqje dhe të evitojnë radhët e panevojshme sepse mundë të rrezikojnë shëndetin e tyre.

- Tërheqja e mjeteve financiare të bëhet në vijimësi dhe në kohë kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje në mënyrë që të parandalohet përhapja e ‘corona virusit’.

- Të bëjnë pagesa me kartela bankare, pa kosto shtese (jo tërheqje të parasë së gatshme) ose

- Të shtyjnë tërheqjen e mjeteve financiare për një ditë tjetër gjatë muajit, pasi që bankomatet dhe degët e bankave janë në gjendje të mirë dhe të gatshme për të ju përgjigjur secilit qytetarë që donë të bëjë  tërheqjen e mjeteve financiare.

Ndërsa për asistencën/ndihmën sociale, pagesat do të bëhen një javë para afatit të rregullt, pra më datë 24 mars.

Gjithashtu, ju njoftojmë se sistemi bankar është mjaft likuid dhe stabil, dhe se mjetet në llogaritë tuaja bankare janë tërësisht të sigurta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)