22 Janar 2020

Ministria e Financave prezanton Pakon Ligjore për të Drejtat e Njeriut

Prishtinë, 14 qershor - Nën organizimin e Ministrisë së Financave sot u mbajt tryeza për prezantimin e Pakos Ligjore për të Drejtat e Njeriut, ku morën pjesë sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Naim Baftiu, avokati i popullit Hilmi Jashari, kryetarja e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione Dude Balje, shefi i Sektorit pÑ‘r Ligj dhe Drejtësi i Departamentit për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete, Misioni i OSBE në Kosovë Benjamin Reed, Edi Gusia, kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Financave.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Naim Baftiu theksoi se sot në këtë takim, bashkërisht, po bëjmë lansimin e Pakos së Ligjeve për të Drejtat e Njeriut si Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ligjin për Avokatin e Popullit dhe Ligjin për Barazinë Gjinore, dhe i siguroi pjesëmarrësit për zbatim të plotë të kësaj pakoje ligjore dhe përmbushjen e të gjitha obligimeve që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, përfshirë këtu edhe konventat dhe dokumentet ndërkombëtare, të cilat na obligojnë si institucion, por edhe si individ. 

Sekretari Baftiu gjithashtu theksoi se bashkëpunimi me institucionet përkatëse dhe kompetente, siç janë: Zyra për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Agjencia për Barazi Gjinore dhe Institucioni i Avokatit të Popullit, mendojmë se ka qenë në nivel të mirë, por ky bashkëpunim  duhet të zhvillohet edhe më tej.

“MF ka marrë masa dhe veprime në ngritjen e kapaciteteve dhe caktimin e zyrtarëve përgjegjës (aktualisht janë tre zyrtarë – pozita të rregullta në kuadër të Departamentit për Shërbime të Përgjithshme të cilët janë më për së afërmi dhe drejtpërdrejt përgjegjës për zbatim të këtij legjislacioni, duke mbuluar fushat e barazisë gjinore, të drejtave të njeriut, mundësive të barabarta, mbrojtjen nga diskriminimi si dhe zbatimin e rekomandimeve të ardhura nga Avokati i Popullit”, tha sekretari i përgjithshëm Naim Baftiu.

Ai gjithashtu theksoi se ne si Ministri, jemi të vetëdijshëm edhe për obligimet të cilat dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asoocimit dhe dokumenteve tjera për aderim në Bashkimin Evropian, dhe vazhdimisht kemi në fokus respektimin dhe promovimin e të drejtave dhe instrumenteve ndërkombëtare që ndërlidhen me të drejtat e njeriut, liritë e tyre themelore si dhe me mbrojtjen e personave që ju përkasin grupeve të ndjeshme dhe atyre që nuk janë shumicë, pa diskriminim mbi çfarëdo baze të cilat garantohen me Ligj dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2020 - Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon diten e dytë të takimit rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Me rastin e 22 vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së,  do të organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shenjë kujtimi e nderimi të luftës së shenjtë çlirimtare të familjes Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës. (Sallën e Mediave të Komunën se Mitrovicës, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve organizon tryezën e diskutimit për diskutimin e efekteve të tarifës 100% në ekonominë  e vendit një vit pas vendosjes së kësaj takse. (Orion Conference Centre, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Vushtrrisë. (Qendr Rinore në Vushtrri, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të nënshkruajë Marrëveshjen e Mirëkuptimit me USAID për zbatimin e Programit per trajtimin e ndertimeve pa leje. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në detyrë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Kaçanikut. (Shtëpia e Kulturës "Xheladin Kurtaj" në Kaçanik, ora 14:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020”, ku do të marrin pjesë teatrot me shfaqjet më të mira dhe dramat e tyre origjinale shqipe nga Kosova. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 19:00)