20 Prill 2019

Ministria e Financave liron librin nga Tatimi i Vlerës së Shtuar

Prishtinë, 20 tetor - Në kuadër të reformës fiskale të cilën e ka ndërmarrë Ministria e Financave për ta ndihmuar Zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, ka paraparë lirime për qytetarët e Kosovës.

Ku para disa muajve Ministria e Financave ka liruar nga Tatimi  Doganor të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për pajisjet e Teknologjisë Informative  të cilat i sjellin në vendin tonë, kjo me qëllim që të rinjtë dhe të rejat të kenë mundësi të zhvillimit të shërbimeve të TI-së.

Kurse me aprovimin dje të projekt ligjit për Tatimin  e Vlerës së Shtuar, Ministria e Financave bënë edhe një hap tutje duke liruar nga Tatimi i Vlerës së Shtuar të gjithë importuesit, blerësit dhe lexuesit e librit në Republikën e Kosovës, kjo pa dyshim që do të ndihmoj jo vetëm shitësit e librit të cilët kanë paguar Tatimin e Vlerës së Shtuar me rastin e importimit, përkatësisht shitjes së librit por do ti ndihmoj edhe blerësit e librit, ku libri do të duhet të jetë më i lirë në çmim se sa ishte deri më sot.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 prill 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Turneun memorial për të rinjë "Bedri Ajeti". (Pallati i sporteve në Prishtinë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media! (Selia e Vetëndosje, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 10:00)

- Alternativa mban konferencën e radhës të partisë në të cilën prezanton të gjetura dhe rekomandime për gjendjen mjedisore në Kosovë. (Zyret e partisë Alternativa. ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 Rugova, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, ora 11:00)

- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës organizon Konferencë për media lidhur me kthimin e shtetasëve kosovarë nga Siria. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 12:30)

- Biznesi anëtarë në Odën e Afarizmit të Kosovës “Altera”, bën promovimin e librit të autorit Bashmir Xhemaj, “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”. (Libraria Altera në Prizren, ora 13:00)

- Lansohet projekti #Forheroines. (Para monumentit “Heroinat” në Prishtinë, ora 13:00)

- Shoqata Atlantiku mbanë konferencë përmbyllëse për media në të cilën përfaqësuesi i shoqatës Gani Shehu, do të pasqyrojë ngjarjet që kanë shënuar 20-vjetorin e ‘Batalionit Atlantiku’, mesazhin kyç dhe vizionin për angazhimet në të ardhmen. (Hotel Grand, ora 14:00)