28 Mars 2024

Ministria e Drejtësisë dhe e Punës nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Prishtinë, 8. qershor - Ministri i Drejtësisë Haki Demolli dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiç nënshkruan sot memorandum mirëkuptimi në mes të dy ministrive që i drejtojnë.

Ky memorandum i mirëkuptimit parasheh që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes Qendrave të Aftësimeve Profesionale, ta mbështes Shërbimin  Korrektues të Kosovës, në lëmin e aftësimeve profesionale, në trajnimin e trajnerëve, stafit të punësuar pranë këtyre shërbimeve dhe personave në vuajtje të dënimit.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, ministri Demolli tha se Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë për qëllim risocializimin e personave që janë në vuajtje të dënimit, duke shtuar se “Personat që kanë rënë ndesh me ligjin, gjatë vuajtjes së dënimit, përmes metodave të ndryshme si kulturore, sportive, arsimore dhe aftësimeve profesionale përgatiten sa më mirë për riintegrim në shoqëri, jashtë ambienteve të institucioneve korrektuese”.

Edhe ministri Rashiç nënshkrimin e këtij memorandumi e vlerësoi si hap të rëndësishëm në risocializimin e të burgosurve, duke theksuar se “Edhe të burgosurit janë pjesë e shoqërisë dhe përmes trajnimit që do ta sigurojë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ata do të kenë mundësinë që më lehtë të integrohen në shoqëri”.

Pas përfundimit të trajnimit për aftësime profesionale dhe vuajtjes së dënimit, personat e dënuar do të kenë mirëqenie më të mirë dhe do aftësohen që të jenë konkurrent në tregun e punës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)