28 Mars 2024

Ministri Zharku priti ambasadorin grek

Prishtinë, 21 prill - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku , dje priti në takim ambasadorin e Greqisë në Prishtinë, z.Dimitris. A. Moschopoulos, me të cilën biseduan rreth formave të bashkëpunimit institucional dhe ekonomik në mes Kosovës dhe Greqisë.

Ministri Zharku, e njoftoi ambasadorin Moschopoulos  rreth përpjekjeve të vazhdueshme që janë duke bërë institucionet e Kosovës.

"Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe institucionet e Kosovës në vazhdimësi  janë duke bërë përpjekje për joshjen e investitorëve të jashtëm për të investuar në Kosovë, duke prezantuar kushtet e favorshme që ofron vendi ynë, në sfera të ndryshme me interes ekonomik, si dhe një varg lehtësirash administrative për zhvillimin e afarizmit.

 Këto janë disa nga nismat që janë ndërmarrë për ngritjen dhe zhvillimin e afarizmit në Kosovë, të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e klimës investive dhe në ngritjen e imazhit të përgjithshëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare.", theksoi ministri Zharku

Bashkëpunimi institucional dhe ekonomik në mes Kosovës dhe Greqisë do të jetë në nivelin e bashkëpunimit të ndërsjellë edhe në të ardhmen, u potencua nga të dy bashkëbiseduesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)