25 Prill 2024

Ministri Kuçi bisedoi me drejtorin e ri të Bankës Botërore, Massimiliano Paolucci

Prishtinë, 26 qershor - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi ka zhvilluar një takim virtual me drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci. 

Takimi ishte me karakter njohës nga të dy palët, ku është diskutuar për gjendjen ekonomike në Kosovë, e krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19.

Ministri Kuçi duke falënderoi Z. Paolucci për mbështetjen që Banka Botërore i ka dhënë Kosovës, po ashtu e njoftoi për nëntë masat që ka parapa Qeveria e Kosovës të ndërmarrë për rimëkëmbjen ekonomike në vend.

Z. Paolucci i premtoi Ministrit Kuçi mbështetjen e Bankës Botërore për Kosovën edhe në të ardhmen, në veçanti pas situatës së vështirë ekonomike të krijuar në Kosovë si pasojë e Pandemisë.

Massimiliano Paolucci e merr detyrën e drejtorit të Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut më 1 korrik 2020.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)