19 Prill 2024

Ministri Hamza i ofroj përkrahje të fuqishme ATK-së dhe drejtorit Murtezaj

Prishtinë, 15 mars - Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, ka pritur sot në takim Ministrin e Financave Bedri Hamza, me të cilin ka folur rreth aktiviteteve të cilat pritet të zhvillohen në  ATK.

Drejtori i ATK-së, fillimisht ka njoftuar ministrin Hamza për prioritet e administratës tatimore për këtë vit, si dhe aktivitet e tjera të cilat tani janë të vendosura edhe në Planin e Punës për vitin 2019. 

Ndër të tjera, gjatë takimit me ministrin, drejtori Murtezaj tha se këtë vit do të punojmë shumë në automatizimin e shërbimeve për tatimpaguesit në rimbursimin e TVSH-së, kontrolleve dhe mbledhjes së detyrueshme,  me qëllimin e vetëm të krijimit të lehtësirave për përmbushjen e deklarimeve tatimore, si dhe rritjes së transparencës ndaj tatimpaguesve.

E nga ana tjetër, Ministri i Financave përgëzoj drejtorin për pozitën e re, duke potencuar se mbështetja e tij do të jetë e fuqishme, në të gjitha kërkesat që lidhen me arritjen e objektivave të ATK-së.

Po ashtu, ministri Hamza vlerësoj lartë rolin e ATK-së, duke theksuar se suksesi i ATK-së është sukses i shtetit të Kosovës.

ATK, do të punoj me përkushtim të plotë dhe profesionalizëm, që të arrij suksesshëm mbledhjen e  të hyrave të pritshme qeveritare, në mënyrë që të sigurohet stabilitet financiar për vendin. Fokusi ynë mbetet rritja e nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve sipas Legjislacionit Tatimor të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)