19 Prill 2024

Ministri Ahmet Shala do të udhëtojë për vizitë në SHBA

Prishtinë, 16 korrik - Një delegacion nga Republika e Kosovës, i kryesuar nga Kryeministri, Hashim Thaçi, të dielën do të udhëtojnë për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shoqëruar  edhe nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala.

Me këtë rast, Ministri Ahmet Shala, do të marrin pjesë në mbledhjen e Bordit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që do të mbahet në Washington, prej 18 deri më 24 korrik 2010.

Në kuadër të  kësaj vizite zyrtare në SHBA, Ministri Shala do të ketë takime edhe në Departamentin e Shtetit dhe në Kongresin e SHBA-ve, ndërsa do të pritet në takime të nivelit të lartë edhe nga udhëheqësit e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)