19 Korrik 2018

MIN përkrahë financiarisht sektorin e vetëm që ka shënuar bilanc pozitiv tregtar

Prishtinë, 17 maj - Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka lansuar sot “Programin për financim të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë” për organizatat jo qeveritare, fond ky që do të mbështes financiarisht projektet e OJQ-ve që kanë për qëllim zhvillimin dhe promovimin e inovacionit dhe ndërmarrësisë në Republikën e Kosovës.

Në hapje të kësaj ngjarjeje para pjesëmarrësve ka folur ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj. Ministri Beqaj ka theksuar rëndësinë që ka lansimi i këtij programi për promovim dhe zhvillim të inovacionit nga OJQ-të, duke theksuar se MIN në bashkëpunim me organizatat me kredibilitet ndërkombëtar do të bëjë që procesi i ndarjes së fondeve të jetë transparent dhe me efekt të prekshëm ekonomik për vendin.

“Kjo është ngjarja më e rëndësishme që nga themelimi  i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Vizioni i Ministrisë së Inovacionit është që  rininë ta bëjmë faktorin kryesor për rritje të konkurrueshmërisë në vend dhe ta përkrahim sektorin i cili po shënon bilancin pozitiv tregtar”, tha ministri Besim Beqaj.

Ministri Besim Beqaj ka specifikuar edhe kategoritë e përfituesve të fondeve, duke theksuar se Programi do të këtë tri nivele të mbështetjes financiar, nga 15 mijë  deri në 200 mijë euro dhe është më së i sigurt se ky program do të sjell benifite për zhvillim ekomomik të vendit.

“Programi për përkrahjen financiare të  OJQ-ve, që fushë të veprimtarisë e kanë inovacionin dhe ndërmarrësinë, është hap i rëndësishëm që po bënë sot MIN në drejtim të hapjes së mundësive për shfrytëzim të potencialit të të rinjve të Kosovës në fushën e teknologjisë informative”, shtoi ministri Beqaj.

Në ceremoninë e lansimit të Fondit për Inovacion dhe Ndërmarrësi për OJQ-të, para pjesëmarrësve kanë folur edhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave Fatmir Gashi, drejtoresha e STIKK Vjollca Çavolli dhe Arianit Dobroshi nga Prishtina Hackerspace.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Korrik 2018  - Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema nesër do të vizitojë studentët të cilët do t’i nënshtrohen provimit pranues në Universitetin e Prishtinës. (Kampusi i UP-së, ora 9:00)

- Bëhet nënshkrimi i kontratave dhe shpërndarja e tyre për të rinjtë përfitues të shpalljes së fundit nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për Edukim Jo-Formal. (Kabineti i ministrit Kujtim Gashi. ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton Parkun Arkeologjik Ulpiana ku do të njoftohet me ecurinë e punimeve që po ndërmerren nga Instituti Arkeologjik. (Parkun Arkeologjik Ulpiana, ora 11:00)

- Kryetari Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti gjashtë mujor i Gjykatës Themelore të Gjilanit, së bashku me Degët e saja. (Objekti i Gjykatës Themelore të Gjilanit, ora 13:00)

- Kryetarit të sapozgjedhur të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryeminsitrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 13:00)

- Anulohet - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi viziton kompaninë “Albi Group”. (Albi Mall, Veternik, ora 13:00) 

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin për avancimet akademike në Universitetin e Prishtinës. (Para Rektoratit, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton Federatën e Xhudos në Pejë ku në një ceremoni të organizuar do t’u ndajë ceqet xhudisteve Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Driton Kuka. (Federata e Xhudos në Pejë, ora 14:00)

- Kosova 2.0 organizon një bisedë tëshkurtër me temën “diaspora” për të njohur realitetet komplekse dhe shumë-shtresore të kosovarëve qëjetojnë jashtë shtetit. (Innovation Centre Kosovo, ora 18:00)