19 Prill 2024

Michael Ellis, Ministër i Mbretërisë së Bashkuar viziton ATK-në

Prishtinë, 8 prill - Ministri i Zyrës së Kabinetit të Qeverisë së Mbreterisë së Bashkuar Michael Ellis, si dhe  Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Nicholas Abbott, kanë vizituar Administratën Tatimore të Kosovës, konkretisht Drejtorinë e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, me ç ‘rast është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kjo vizitë u realizua më qëllim që të shihet nga afër mbështetja që i është dhënë ATK-së nga Mbretëria e Bashkuar, në fuqizimin e mekanizmave për investigimin e rasteve,  të cilat qëllimisht i shmangin obligimet tatimore.

Po ashtu, Ellis u njoftua edhe me avancimin që është bërë në këtë departament, nga ekspertizat e ofruar përmes pajisjeve souftverike, të cilat në masë të madhe kanë ndihmuar që hetimet tatimore t’i intensifikojnë aktivitetet e tyre.

Drejtori Murtezaj, shprehi falënderim të pa-rezervë ndaj gjithë kontributit të dhënë në zhvillimin dhe avancimin e DHTI-së.  

Ai gjithashtu,  shtoj se mbështetja e dhënë nga Mbretëria e Bashkuar është deri më tani e vetmja për këtë qëllim, duke shpresuar se një mbështetje e tillë të vazhdoj edhe në të ardhmen.

E nga ana tjetër, Ministri i Zyrës së Kabinetit të Britanisë së Madhe Michael Ellis, u shpreh i kënaqur më punën që është bërë dhe progresin që është arritur falë mbështetjes nga vendi i tij.

Veç tjerash, Ellis potencoj se do të vazhdojë mbështetja në ngritjen e kapaciteteve profesionale të institucionit të ATK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)