27 Shtator 2022

MFPT fillon koordinimin me biznese për punë praktike për 10 mijë të rinjë

Prishtinë, 16 maj - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) në bashkëpunim me Zyren e Unicef-it në Kosovë kanë organizuar tryezën e diskutimit lidhur me mundësitë e angazhimit në punë praktike të të rinjve, përmes platformës Kosovo Generation Unlimited.

Në këtë tryezë ishin të pranishëm udhëheqës qeveritar, Ambasadorë, përfaqësues nga Organizatat Ndërkombëtare Zhvillimore, si dhe akterë kryesorë nga sektori privat.

Ministri Murati në hapjen e tryezës së diskutimit u shpreh se punësimi i dinjitetshëm është prioritet kyç i kësaj Qeverie, me fokus të veçantë punësimi i të rinjve.

Për këtë qëllim, në bashkëpunim me Unicef jemi zotuar që në kuadër të Generation Unlimited, 10 mijë të rinjëve të ju ofrojmë mundësinë e punës praktike në kompanitë private që janë pjesë e rrjetit CSR Kosova.

Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara Ulrika Richardson, u shpreh se ndryshe nga vendet e tjera të Evropës Kosova ka një popullsi të re, e cila mund të bëhet motor për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Kështu, ajo theksoi se Kosovo Generation Unlimited do të ju ofrojë të rinjve një qasje dinamike për t’u aftësuar profesionalisht, si në aspektin e punës praktike ashtu edhe në zhvillimin e aftësive të buta.

Gjatë kësaj tryeze u prezantua modeli trepalësh i bashkëpunimit në mes të MFPT-së, Unicef dhe Rrjetit CSR për bashkëpunim në kuadër të Generation Unlimited për dy vitet e ardhshme.

Ky bashkëpunim do të kontribuojë në praktikat më të mira në promovimin e punësimit dhe fuqizimit të të rinjve për zhvillimin e aftësive dhe përvojës së punës, duke përfshirë punën praktike dhe mentorimin.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë përvojat e tyre si dhe praktikat më të mira për fuqizimin e të rinjve.

Gjatë diskutimit, sektori privat paraqiti sfidat kryesore sa i përket fuqisë punëtore dhe ndanë idetë e tyre sa i përket intensifikimit të bashkëpunimit në mes të sektorit privat dhe Qeverisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022  - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)