29 Mars 2024

MFPT dhe GIZ nënshkruajnë marrëveshje prej 11 milionë euro për ITP Prizren

Prishtinë, 10 qershor - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe Drejtori i GIZ Kosova David Oberhuber, si dhe Menaxheri i projektit ITP Hans-Juergen Cassens kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit për projektin “Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren.”

Kjo marrëveshje kap vlerën prej 11 milionë euro, prej të cilave kontributi financiar nga Qeveria e Kosovës është 6 milionë euro, kurse 5 milionë euro janë kontribut i Qeverisë Gjermane.

Parku ITP është një projekt i përbashkët kosovaro-gjerman që synon krijimin e një mjedisi inovativ biznesi për ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha (NVMM), i cili pritet të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës.

Ministri Murati vlerësoi lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Qeverinë gjermane dhe theksoi rëndësinë e veçantë të ITP Prizren, si një projekt që paraqet mundësi të mirë zhvillimi për bizneset në vend.

Tutje, ai u shpreh se ky projekt gjithashtu do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e vendeve të reja të punës, pasi kontribuon në krijimin e sinergjisë midis sektorëve të ndryshëm që ndodhen në park.

Nga ana e tij, drejtori i GIZ Kosova, David Oberhuber, përshëndeti angazhimin e Qeverisë së Kosovës për financimin dhe realizimin e përbashkët të një projekti kaq të rëndësishëm. ITP Prizren aktualisht prezanton projektin kryesor të bashkëpunimit të Qeverisë gjermane me atë të Kosovës.

Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizreni është lokacioni më unik në rajon për ndërmarrësi inovative, biznes dhe zhvillim të aftësive, i cili do të nxitë bashkëpunimin dhe zhvillimin e ekosistemit, duke krijuar lidhje midis sektorit publik, atij privat, institucioneve akademike dhe organizatave të shoqërisë civile.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)